Sport

Bekim Balaj, “Këpuca e Artë” 2024 për kampionatin “Abissnet Superiore”...

Me 18 gola në 36 ndeshje gjatë sezonit 2023-2024, Bekim Balaj është fituesi i “Këpucës së Artë” në kampionatin “Abissnet Superiore”.

27 Janar 2025, 20:33 Nga DOSJA

Bekim Balaj, “Këpuca e Artë” 2024 për kampionatin

TIRANE - Bekim Balaj shënoi gola të rëndësishëm dhe me skuadrën e Vllaznisë, luftoi deri në fund për titullin kampion, duke arritur me plot meritë në “Final Four”.

Çmimin e “Këpucës së Artë” ia dorëzoi legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, i cili e përgëzoi Balajn dhe e uroi për më shumë sukses në të ardhmen.

Edhe në sezonin aktual (2024-2025), Bekim Balaj vazhdon të kryesojë renditjen e golashënuesve në kampionatin “Abissnet Superiore” me 13 gola.

Bekim Balaj, “Këpuca e Artë” 2024 për kampionatin

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll