Bota

19 të vdekur pas përmbysjes së autobusit në Bolivi, mes tyre edhe tre fëmijë, arrestohet shoferi (VIDEO)

Në një kthesë, autobusi doli nga rruga dhe u përmbys. Fatkeqësisht 19 humbën jetën mes tyre 14 gra, tre burra dhe dy fëmijë.

27 Janar 2025, 07:18 Nga N.F
19 të vdekur pas përmbysjes së autobusit në Bolivi, mes tyre
Aksident

BOLIVI- Nëntëmbëdhjetë persona humbën jetën pasi një autobus doli nga rruga dhe u përmbys në jug të Bolivisë. Policia shprehet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe. Autobusi ishte nisur nga La Paz për në Villachon, në kufi me Argjentinën.

Në një kthesë, autobusi doli nga rruga dhe u përmbys. Fatkeqësisht 19 humbën jetën mes tyre 14 gra, tre burra dhe dy fëmijë. Nëntë persona të tjerë, përfshirë shoferin, i cili u arrestua, u plagosën. 

aksident ne bolivi 19 viktima

Sondazh

Poll