Bota

Makabritet në Greqi/ Prindërit masakrojnë fëmijen 3-vjeçar. I mituri përfundon në gjendje kome në spital me mavijosje, çarje të kokës e djegie

3-vjeçari është dërguar mëngjesin e sotëm, në spital në gjendje kome, pasi një fqinjë kishte njoftuar ambulancën. I mituri ka mbërritur në spital me dëmtime në kokë, çarje të aortës abdominale dhe goditje të rënda në trup, mavijosje, gërvishtje dhe djegie me cigare, të cilat duket se kanë ndodhur në periudha të ndryshme.

26 Janar 2025, 21:37 Nga I.A
Makabritet në Greqi/ Prindërit masakrojnë fëmijen
Fotot e prinderve

GREQI- Një ngjarje me përmasa makabriteti ka ndodhur ditën e sotme në Greqi. Protothema shkruan se një çift është vënë në pranga pasi dyshohet se kanë masakruar një fëmijë 3 vjeç.

3-vjeçari është dërguar mëngjesin e sotëm, në spital në gjendje kome, pasi një fqinjë kishte njoftuar ambulancën. I mituri ka mbërritur në spital me dëmtime në kokë, çarje të aortës abdominale dhe goditje të rënda në trup, mavijosje, gërvishtje dhe djegie me cigare, të cilat duket se kanë ndodhur në periudha të ndryshme.

Gjithashtu u konstatuan hematoma në tru dhe këputje e aortës abdominale, si pasojë e së cilës fëmija u intubua dhe iu nënshtrua operacionit. Policia, pasi u njoftua nga spitali rreth orës 10:15, u mobilizua menjëherë dhe arrestoi nënën 26-vjeçare të fëmijës dhe partnerin e saj 44-vjeçar, me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, plagosje trupore ndaj një personi të pambrojtur dhe ndër të tjera për veprën penale të dhunës në familje.

Sipas informacioneve, nga kontrolli i shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe sende të ndryshme, mes tyre një pistoletë me ajër, një pjesë e arme gjahu, tytë, një shkop druri, dy copa druri nga shtrati për fëmijë, si dhe shtatë tableta të një formulimi medicinal “Xanax”, për të cilin nuk kishte recetë të nevojshme mjekësore.

Një mjek në spitalin e Heraklion që priti djalin 3-vjeçar, është tronditur nga imazhi i tij dhe ka lajmëruar menjëherë autoritetet. Sipas mjekut të fëmijës, ai kishte në të gjithë trupin gjurmë të dukshme të abuzimit fizik, si mavijosje, çarje, djegie nga cigare të kryera në intervale të ndryshme.

Sondazh

Poll