Aktualitet

Mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren në pallatin në Astir, vihet në pranga një nga djemtë, vijojnë kërkimet për 5 të tjerë

Vijon puna për kapjen e 5 personave të tjerë të shpallur në kërkim, Skerdi Sina, Arnold Jaho, Ogert e Anduen Alia dhe Joni Sadikaj.

26 Janar 2025, 13:20 Nga r.ll
Mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren në pallatin në Astir,
pamje nga pallati

TIRANË- Një prej djemve që mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren Sajma Qordja në apartamentin e katit të 8-të në Astir, është arrestuar nga policia. Në pranga është vënë Ermal Binjaku, 36 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e 5 personave të tjerë të shpallur në kërkim, Skerdi Sina, Arnold Jaho, Ogert e Anduen Alia dhe Joni Sadikaj. Ky i fundit ishte dhe i dashuri i vajzës.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë

Kapet dhe ndalohet një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur me datë 09.01.2025, në Astir.

Si rezultat i hetimeve intensive, bazuar dhe në informacionet e marra falë inteligjencës policore, nga Strukturat e DVP Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. B., 36 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen S. Q., në një apartament në Astir.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Ngjarja ka ndodhur më 9 janar, ku të rinjtë e shpallur në kërkim në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur të mbyllur 21-vjeçaren në apartamentin ku ndodhej, i marrë me qira ditore. Gjithashtu, ishte marrë me qira ditore apartamenti përballë në të cilin shërbimet e Policisë, ditën e djeshme gjetën gjatë kontrollit, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do t’i shërbejnë hetimit. Lidhur me ngjarjen janë marrë tre vajza midis tyre edhe vetë 21-vjeçarja.

ermal binjaku

Sondazh

Poll