Çështja çame, mediat greke: Janina duhet ta adresojë, ashtu si Selaniku me Maqedoninë
7 Janar 2020, 07:23Nga DOSJA
GREQI– Në 8 vitet si kryebashkiak i Selanikut, Yiannis Boutaris kërkoi dhe arriti të ndërtonte marrëdhënie të forta me qytete të ndryshme në vendet fqinje (Shqipëri, Maqedoni e Veriut), duke forcuar shkëmbimet ekonomike, kulturore dhe duke i dhënë një hov të rëndësishëm turizmit.
Ndonëse kritikat ndaj lëvizjeve të Boutaris nuk mungonin, projekti i zbatuar prej tij synohet tashmë edhe nga kryebashkiaku i ri i Janinës, Moses Elisaf.
Në median greke Kathimerini është publikuar një shkrim i gazetarit Stavros Tzimas, ku komentohet “diplomacia e qytetit” e Elisaf. Tzimas sugjeron që kryebashkiaku mos të fokusohet vetëm te turizmi, por edhe në sektorë të tjerë pasi Janina vizitohet nga shqiptarët edhe për pazar, universitetet dhe spitalet.
Gjithsesi, Stavros Tzimas vë në dukje edhe një tjetër fakt, çështjen çame, me të cilin duhet të përballet Moses Elisaf në përpjekjen për të afruar popujt në dy anët e kufirit.
“Kryebashkiaku mund të mos bëjë politikë të jashtme, por ashtu si Boutaris duhej të merrej me mosmarrëveshjen për emrin Maqedoni, edhe Elisaf do të duhet të trajtojë çështjen delikate të pakicës çame”, shkruan Tzimas në Kathimerini.
Edhe pse nuk ishte në krye të diplomacisë greke, Yiannis Boutaris tërhiqte jo pak vëmendje kur fliste për çështjen e emrit për Maqedoninë e Veriut, duke qenë kryebashkiak i Selanikut, kryeqendra e rajonit Maqedoni në Greqi. Sipas gazetarit Tzimas, edhe kryebashkiaku i Janinës do të gjendet në të njëjtën pozitë si kolegu i tij në raport me çështjen çame, sidomos me përpjekjen e fundit për forcuar marrëdhëniet me qytetet shqiptare përtej kufirit.
“Janina është në mesin e qyteteve greke me lidhje të konsiderueshme me komunitetet përtej kufirit – përfshirë grekët etnikë – dhe një histori jashtëzakonisht shumëkombëshe dhe multikulturore, pasuri që kryebashkiaku Elisaf po përpiqet ta kapitalizojë në një përpjekje për të nxitur zhvillimin si në Janinë ashtu edhe fshatrat malorë të varfra të Epirit, por edhe për të forcuar marrëdhëniet midis dy popujve”, shkruan ndër të tjera gazetari Tzimas teksa raporton për vizitat me kryebashkiakut Elisaf me autoritetet shqiptare.
Angli- Një qytetar në Angli nuk ka reaguar aspak mirë pasi ka marrë një gjóbë nga Polícia Rrugore.(function(d,s,id){var js,fjs=d.getElementsByTagName(s)[0];if(d...
KOSOVË– Organizatat që mbikqyrin sistemin e drejtësisë në Kosovë ankohen se disa prokurorë e gjyqtarë janë caktuar pa meritë në postet e tyre. Këto organiz...
SHBA- Largimi i trupave amerikane nga Iraku, të cilin Irani e ka dëshiruar prej kohësh dhe parlamenti irakian po e kërkon tani, mund t’i vijë si bumerang Tehera...
Turma masive u mblodhën të hënën në Teheran për të nderuar gjeneralin e lartë Qassem Soleimani, ndërsa personi që do ta zëvendësojë atë premtoi se do të håkmerr...
KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas takimit mes Albin Kurtit dhe Presidentit Hashim Thaçi. Në një reagim në Facebook, pas mbledhjes...
KOSOVË-Ministria e Punëve të Jashtme u ka sugjeruar qytetarëve të Kosovës që të shmangin qarkullimin në Serbi.Në një komunikate për mediet, kjo ministri ka...
KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbledhur sot Kryesinë pas zhvillimeve nga kampi i Lëvizjes Vetëvendosje. Më herët gjatë ditës Mustafa ka mbledhur ...
KOSOVË– Një foshnje 14 muajshe është shpétuar në Klinikën e Otorinolaringologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.Mjekët e ORL-së, në bashkëpuni...