25 Janar 2025, 16:00
Nga B.Z
Zelensky
UKRAINË - Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të shtunën se shpreson se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa do të përfshihen në bisedimet e mundshme për t’i dhënë fund luftës së vendit të tij me Rusinë.
Duke folur në një konferencë për media përkrah presidentes së Moldavisë, Maia Sandu, Zelensky tha se edhe Ukraina duhet të përfshihet në çfarëdo bisedimesh për përfundimin e luftës, në mënyrë që negociatat të kenë ndikim domethënës.
“Në lidhje me atë se cila do të jetë përbërja e bisedimeve: shpresoj shumë se Ukraina do të jetë atje, dhe Amerika, Evropa dhe rusët”, tha Zelensky.
Më vonë, ai sqaroi se ende nuk është vendosur ndonjë kornizë bisedimesh.
“Po, do të doja shumë që Evropa të marrë pjesë, sepse ne do të jemi anëtarë të Bashkimit Evropian”, shtoi ai,
Zelensky tha se beson se presidenti amerikan, Donald Trump, mund t’i japë fund luftës, duke shtuar se ai mund ta rrijë këtë vetëm nëse e përfshin edhe Ukrainën në bisedime.
“Përndryshe, nuk kryen punë. Sepse Rusia nuk do që lufta të përfundojë, ndërsa Ukraina dëshiron t’i japë fund asaj”, shtoi ai.
Gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar, Trumpi thoshte vazhdimisht se do t’i jepte fund shpejt luftës dhe këtë e përsëriti edhe pak ditë para se ta merrte detyrën. Tani, ai thotë se mund të nevojiten muaj për këtë.
Në ditët e fundit, Trumpi ka bërë komentet më të ashpra deri më sot ndaj presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për të cilin shpesh ka folur me admirim.
Më 22 janar, Trumpi, duke iu drejtuar homologut të tij rus me emër, paralajmëroi Moskën se do të përballet me tarifa, taksa dhe sanksione të reja "të larta" nëse nuk e ndalë shpejt pushtimin e plotë të Ukrainës. Ai sugjeroi gjithashtu se do të vendoste sanksione shtesë ndaj Rusisë, nëse Putini nuk do të pranonte bisedimet për paqe për t'i dhënë fund luftës.
Të premten, Putini tha se dëshiron të takohet me Trumpin për të biseduar për Ukrainën. Ai e përmendi si pengesë për negociata një dekret të vitit 2022 nga Zelensky, i cili ndalon bisedimet me Putinin. Zelensky tha të shtunën në konferencë se e bëri këtë ndalesë për të mos e lejuar Putinin të formojë kanale të tjera komunikimi me bashkëbisedues në Ukrainë.
Zelensky shtoi se Rusia u përpoq vazhdimisht ta bënte një gjë të tillë para se ai ta nënshkruante dekretin. Lufta në Ukrainë filloi në vitin 2014 me pushtimin dhe aneksimin e paligjshëm të Gadishullit të Krimesë nga Kremlini dhe u përshkallëzua me pushtimin e plotë të saj nga Rusia në shkurt 2022./REL
zelensky ukraine
Bota
25 Janar 2025, 15:50
B.Z
Senati
UASHINGTON - Pete Hegseth u konfirmua të premten si sekretari i ardhshëm i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, me një votim t&eum...
Bota
25 Janar 2025, 15:49
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Presidenti Donald Trump ka deklaruar se ekziston një emergjencë kombëtare në kufirin jugor të Shteteve t&eu...
Bota
25 Janar 2025, 15:43
E.d
pamjen nga vendngjarja
GREQI- Inspektorët e Doganës greke arritën një tjetër goditje të rëndësishme kundër tra...
Bota
25 Janar 2025, 15:23
E. D
foto nga vendngjarja
MBRETËR E BASHKUAR- Stuhia Éowyn ishte ndoshta stuhia më e fortë që ka goditur Mbretërinë e Bashk...
Bota
25 Janar 2025, 15:11
E. D
foto ilustruese
SHBA- Një tjetër dekret presidencial për të konfirmuar angazhimet e tij parazgjedhore është firmosur në ...
Bota
25 Janar 2025, 15:06
r.ll
festimet pas lirimit të të burgosurve
IZRAEL- Shërbimi i burgjeve izraelite konfirmoi të shtunën se 200 të burgosur palestine...
Bota
25 Janar 2025, 15:04
B.Z
Health Alexis Goosdeel
SHBA - Të dhënat e fundit tregojnë se në BE, heroina dhe opioidet e tjera zbulohen në rreth tre në kat...
Bota
25 Janar 2025, 14:49
B.Z
Pamje nga sulmi
RUSI - Rusia lëshoi të paktën 61 dronë mbi Ukrainë natën e 24-25 janarit, ndërsa forcat ukrainase konf...
Bota
25 Janar 2025, 14:29
N.F
Foto ilustruese
GROENLANDË- Zyrtari më i lartë ushtarak i Bashkimit Evropian, Robert Briger është shprehur së fundit se ...
Bota
25 Janar 2025, 14:04
M.B
Katër ushtaret izraelite të liruara nga Hamasi, në Gazë, 25 janar.
LINDJE E MESME- Hamasi ia dorëzoi të shtunën Izraelit...