Bota

Kërcënimet e Trump/ Kreu i komitetit ushtarak të BE-së, Robert Briger: E arsyeshme të vendosen trupa të Bashkimit Evropian në Groenlandë

Trump ka shprehur interes për ta bërë Groenlandën, një territor autonom i Danimarkës, pjesë e Shteteve të Bashkuara. Ai nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake apo ekonomike për të detyruar Danimarkën ta dorëzojë atë.

25 Janar 2025, 14:29 Nga N.F
Kërcënimet e Trump/ Kreu i komitetit ushtarak të BE-së,
Foto ilustruese

GROENLANDË- Zyrtari më i lartë ushtarak i Bashkimit Evropian, Robert Briger është shprehur së fundit se do të ishte e arsyeshme që të vendoseshin trupa nga vendet evropiane në Greonlandë, pas qëllimit të shprehur të presidentit amerikan për të aneksuar Grenlandën në Shtetet e Bashkuara.

"Sipas mendimit tim, do të ishte krejtësisht e arsyeshme jo vetëm të vendoseshin forcat amerikane në Grenlandë, siç ka ndodhur deri më tani, por gjithashtu të konsiderohej vendosja e trupave të BE-së atje në të ardhmen," tha kreu i Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian.

Ai shtoi se një hap i tillë do të kërkonte një vendim politi. Gjenerali austriak tha se edhe uuropianët, si SHBA, kanë interesa në Greonlandë duke përmendur lëndët e para dhe vendndodhjen e saj strategjike.

“Megjithatë, me shkrirjen në rritje të akullit si rezultat i ndryshimeve klimatike, kjo gjithashtu krijon një potencial të caktuar për tension me Rusinë dhe ndoshta Kinën”, shtoi ai. Bridger shprehu shpresën që SHBA, si anëtare e Kombeve të Bashkuara, do të respektojë paprekshmërinë e kufijve siç parashikohet nga Karta e OKB-së.

Trump ka shprehur interes për ta bërë Groenlandën, një territor autonom i Danimarkës, pjesë e Shteteve të Bashkuara. Ai nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake apo ekonomike për të detyruar Danimarkën ta dorëzojë atë.

Të premten më 24 janar Donald Trump dhe kryeministrja daneze, Mette Frederiksen dyshohet se kanë pasur një konfrontim telefonik për rreth një orë, lidhur me interesimin e presidentit amerikan për përfshirjen e Grenlandës në Shtetet e Bashkuara. Sipas pesë zyrtarëve të lartë evropianë që folën për Financial Times në bisedën 45-minutëshe me kryeministren danez ajo ka bërë të qartë se ishulli nuk është në shitje.

 

trump groenlande

Sondazh

Poll