Bota

FOTO/ Në këmbim të 4 pengjeve, Izraeli liron 200 të burgosur palestinezë

Pas lirimit të tyre shpërthyen edhe festimet në rrugët e Ramallah, në Bregun Perëndimor të pushtuar.

25 Janar 2025, 15:06 Nga r.ll
FOTO/ Në këmbim të 4 pengjeve, Izraeli liron 200 të burgosur
festimet pas lirimit të të burgosurve

IZRAEL- Shërbimi i burgjeve izraelite konfirmoi të shtunën se 200 të burgosur palestinezë janë liruar nga objektet e paraburgimit si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit dhe lirimit të pengjeve.

Një zëdhënës i shërbimit të burgut tha se "po punonte për lirimin e terroristëve sipas planit politik që ishte rënë dakord për kthimin e pengjeve, në bashkëpunim të plotë me të gjitha agjencitë e sigurisë".

Të burgosurit nga burgu Ofer në Bregun Perëndimor po çoheshin diku tjetër në Bregun Perëndimor, tha shërbimi i burgut. Ndërkohë, të burgosurit nga burgu Ktzi'ot, një objekt paraburgimi në Negev, do të dërgohen në vendkalimin Kerem Shalom në jug.

Hamasi tha më parë se priste që Izraeli të lironte rreth 200 të burgosur palestinezë, nga të cilët 120 të burgosur vuanin dënime të përjetshme dhe 80 të tjerë kishin dënime të larta. Pas lirimit të tyre shpërthyen edhe festimet në rrugët e Ramallah, në Bregun Perëndimor të pushtuar.

armepushimi ne gaza izrael

Sondazh

Poll