Art&Argëtim

“E kam pasur fiksim”/Fjoralba Ponari ia thotë në sy Renis Gjokës, këngëtari i bën komplimentin

6 Janar 2020, 13:04 Nga DOSJA
“E kam pasur fiksim”/Fjoralba Ponari ia thotë në sy Renis

Tiranë- Këngëtari shqiptar Renis Gjoka ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Shiko Kush Luan” në Top Channel, ku foli për vitin 2019, për eksperiencat në jetë. Këngëtari po kështi foli edhe për sukseset e tij, të qënit baba për herë të parë dhe për planet e projektet e vitit 2020.

Por aty pati edhe një deklaratë që në fakt nuk pritej. Fjoralba Ponari e prezantoi atë si artistin që dikur e ka pasur fiksim. “E kam pasur fiksim para shumë vitesh…”, u shpreh ajo. Menjëherë aty ndërhyri gazetari Ervini, i cili u shpreh: “Si e ke pasur fiksim, si këngëtar apo si mashkull?

Ajo iu përgjigj: “Po të dyja mo…”. “Prit një herë të përtyp këtë që sapo dëgjova..”, reagoi vetë Gjoka pas kësaj deklarate. Ai u shpreh më tej se edhe moderatorja është shumë simpatike.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz fjoralba ponari renis gjoka fjoralba ponari renis gjoka

Sondazh

Poll