Sport

Ish-trajneri i Milanit, Fonseca, gjobitet me 10.000 euro për kritikat ndaj një arbitri

Ish-trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, i shkarkuar më 30 dhjetor, u gjobit me 10.000 euro për kritikat e tij ndaj një arbitri të Serisë A

24 Janar 2025, 18:06 Nga DOSJA
Ish-trajneri i Milanit, Fonseca, gjobitet me 10.000 euro për kritikat ndaj

ITALI - Ish-trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, është gjobitur me 10 mijë euro këtë të premte për kritikat ndaj një arbitri. “Gjatë intervistave të tij pas ndeshjes kundër Atalantas, ish-trajneri i AC Milan shprehu gjykime të dëmshme për reputacionin e arbitrit dhe institucionit të arbitrazhit në tërësi”,- shpjegoi Federata Italiane në një njoftim për shtyp. Ndërkohë edhe AC Milan u gjobit me 5.000 euro.

Në fund të ndeshjes së humbur në Bergamo (1-2, 6 dhjetor), Fonseca u shpreh se rezultati i ndeshjes ishte “përcaktuar” nga gjyqtari Federico La Penna. “Për golin e tyre të parë, ka një gabim të qartë, nuk ka asnjë dyshim. Arbitri vendosi rezultatin e kësaj ndeshjeje dhe nuk është hera e parë”,- deklaroi tekniku portugez, i shkarkuar vetëm gjashtë muaj pas mbërritjes së tij dhe u zëvendësua nga bashkatdhetari i tij Sergio Conceiçao. 

“Unë e kam respektuar gjithmonë punën e gjyqtarëve, por ka kaq shumë gabime çdo fundjavë, gjithmonë në kurriz të të njëjtave klube. Mënyra se si gjyqtari drejtoi gjatë kësaj ndeshjeje është mungesë respekti ndaj AC Milan”, shtoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 24 Janar 2025, 11:51

ZYRTARE/ Belgjika me trajner të ri…

BELGJIKE - Rudi Garcia do të marrë postin e Tedescos që u shkarkuar përpara një jave Federata e Futbollit të Belgjikës. So...