Bota

VIDEO/ E rëndë në Beograd, shoferja merr para me makinë dy protestues që i bllokuan rrugën, protestuesja bie në tokë pa ndjenja

Nga pamjet e publikuara duket momenti kur sipër makinën mbetet njëra nga protestueset e cila më pas rrëshket nga mjeti dhe bie në tokë. Protestuesi tjetër arrin në kohë ti largohet mjetit pa marrë shumë dëmtime.

24 Janar 2025, 17:04 Nga N.F
VIDEO/ E rëndë në Beograd, shoferja merr para me makinë dy
Aksidenti

SERBI- Policia që ishte me pjesëmarrësit e protestës në Beogradin e Ri ndaloi një grua që goditi me makinën e saj dy protestues. Dy protestuesit i dolën para makinës për ta ndaluar atë dhe për të siguruar marshimin e studentëve, profesorëve, mësuesve, nxënësve dhe prindërve të tyre. Por shoferja nuk u ndal dhe eci përpara duke marrë dy protestuesit.

Nga pamjet e publikuara duket momenti kur sipër makinën mbetet njëra nga protestueset e cila më pas rrëshket nga mjeti dhe bie në tokë. Protestuesi tjetër arrin në kohë ti largohet mjetit pa marrë shumë dëmtime. Mediat serbe bëjne me dije se protestuesja ka marrë lëndime të rënda nga përplasja.

Ajo është dërguar në Qendrën Emergjente të UKCS, e ndërgjegjshme dhe e komunikueshme. Shoferja menjëherë pas ngjarja u rrethua nga protestuesit e tjerët të cilët rrethuan mjetin dhe nuk lejuan që ajo të largohej nga vendngjarja.

KUJDES PAMJE TË RËNDA!!!

protesta ne beograd plagoset nje person

Sondazh

Poll