Bota

FOTO/ Të prangosur dhe të lidhur me zinxhirë, SHBA nis me deportimet e emigrantëve duke përdorur avionë ushtarakë

Fluturimet e para u nisën nga Aeroporti i Ushtrisë Biggs të enjten në mbrëmje, sipas një zyrtari të Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

24 Janar 2025, 15:56 Nga r.ll
FOTO/ Të prangosur dhe të lidhur me zinxhirë, SHBA nis me
deportimet

SHBA- SHBA ka nisur me deportimin e emigrantëve pas urdhrit ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti Donald Trump.  Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka ndarë ditën e sotme pamje të emigrantëve të rreshtuar, të prangosur dhe gati për të hipur në një avion ushtarak, duke deklaruar: "Fluturimet e dëbimit kanë filluar".

“Presidenti Trump po dërgon një mesazh të fortë dhe të qartë për të gjithë botën: nëse hyni ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përballeni me pasoja të rënda”, thuhej në postimin në platformën "X".

Fluturimet e para u nisën nga Aeroporti i Ushtrisë Biggs të enjten në mbrëmje, sipas një zyrtari të Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Përafërsisht 75-80 guatemalanë u riatdhesuan, sipas CNN. Emigrantët kohët e fundit kaluan kufirin dhe ishin në paraburgim të Patrullës Kufitare.

Të hënën, Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që pezullon Programin e Pranimit të Refugjatëve, duke thënë se SHBA-së "i mungon aftësia për të pranuar një numër të madh emigrantësh, dhe në veçanti, refugjatë, në komunitetet e saj".

shba donald trump

Sondazh

Poll