Aktualitet

Ndodh mrekullia/ Shpëton 25 vjeçarja pas tri operacioneve të vështira në mëlçi

6 Janar 2020, 18:48 Nga DOSJA
Ndodh mrekullia/ Shpëton 25 vjeçarja pas tri operacioneve të

TIRANË- Pas 30 ditësh të vështira me terapi intensive Arjola është në gjendje të mirë shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë Olgerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook pëveçse ka njoftuar se Ariola ka dalë më sukses dhe është shëndosh e mirë ajo ka falenderuar dhe ekipin e mjekëve të klinikës 3 të Kirurgjisë prof. Arben Gjata, dr. Endri Shehu, dr. David Bellalla dhe dr. Anesti Caka.

“Pas 30 ditësh të vështira në terapi intensive mes momenteve shumë delikate dhe shpresës për mbijetesë, 25 vjeçarja nga Tirana ja ka dalë për mrekulli të shpëtojë, pas 3 ndërhyrjesh kirurgjikale të vështira në mëlçi.

Punë e shkëlqyer e ekipit të mjekëve të klinikës 3 të Kirurgjisë prof. Arben Gjata, dr. Endri Shehu, dr. David Bellalla dhe dr. Anesti Caka. Shërim të shpejtë Arjola“, shkruan Manastirliu.

(A.K. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet olgerta manastraliu shpeton 25 vjecarja olgerta manastraliu shpeton 25 vjecarja

Sondazh

Poll