Bota

I mbijetoi masakrës së Hamasit duke u fshehur nën trupat e pajetë, Yuval Raphael do të përfaqësojë Izraelin në Eurovizion

24-vjeçarja është një nga të mbijetuarit e masakrës në festivalin muzikor Nova gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023.

23 Janar 2025, 18:05 Nga E. D
I mbijetoi masakrës së Hamasit duke u fshehur nën trupat e
Yuval Raphael

IZRAEL- Këngëtarja Yuval Raphael e cila i shpëtoi sulmit të 7 tetorit do të përfaqësojë Izraelin në Eurovizionin e këtij viti që do të mbahet në Zvicër më 17 maj. 24-vjeçarja është një nga të mbijetuarit e masakrës në festivalin muzikor Nova gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023.

Raphael fitoi konkursin Rising Star të Channel 12 dhe “biletën” për në Eurovision 2025. Fitorja e Yuval Raphael u vulos nga performancat e saj të Abba’s Dancing Queen dhe Sam Smith’s Ëriting’s On The Ëall. Kënga që 24-vjeçarja do të performojë në Zvicër do të zgjidhet nga një ekip njerëzish të muzikës dhe do të zbulohet në një emision special në muajin mars.

"Nuk mund ta shpjegoj se sa e emocionuar dhe gati jam! Faleminderit që më bëtë këtë nder të madh dhe më besuat të përfaqësoj vendin tim në skenën e madhe të Eurovizionit në Zvicër," tha ajo. 

Në mars 2024, Raphael ishte pjesë e grupit që dëshmoi në gjykatën e OKB-së në Gjenevë për atë që ajo përjetoi më 7 tetor 2023. Në atë kohë, këngëtarja e re ishte fshehur në një strehë jashtë së bashku me 50 të tjerë Vetë ajo ka rrëfyer eksperiencën që ka pasur kur u detyrua të qëndrojë për 8 orë nën kufomën e një zonje tjetër duke thënë: “Nuk mund t’ju përshkruaj sa i rëndë bëhet një trup kur është i pajetë”.

Nga 50 personat që u fshehën me 24-vjeçaren, vetëm 12 i mbijetuan sulmit nga terroristët e Hamasit. Në një intervistë artista 24-vjeçare tha se do të përdorte paraqitjen e saj në Eurovizion për tu treguar atyre historinë e vendit, të asaj që ka kaluar. Raphael, e cila thotë se ka ende copëza në kokë dhe këmbë nga sulmi në festival, filloi të këndojë profesionalisht vetëm vitin e kaluar. Gjatë finales së konkursit muzikor, ajo këndoi një version të ABBA's Dancing Queen, duke ia dedikuar atë të gjithë personave që u vranë në festival. 

yuval raphael

Sondazh

Poll