Bota

Panamaja do të jetë udhëtimi i parë jashtë SHBA-së i Sekretarit të ri amerikan të Shtetit, Mark Rubio

Kjo vizitë do të vijë mes kërcënimeve të Presidentit Donald Trump për të marrë Kanalin e Panamasë.

23 Janar 2025, 16:52 Nga N.F
Panamaja do të jetë udhëtimi i parë jashtë SHBA-së
Rubio

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio do të vizitojë Panamanë në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga marrja e detyrës. Lajmin e konfirmoi sot një burim për Reuters. Kjo vizitë do të vijë mes kërcënimeve të Presidentit Donald Trump për të marrë Kanalin e Panamasë.

Rubio pritet të niset më 31 janar dhe të udhëtojë gjatë javës së parë të shkurtit, duke bërë ndalesa shtesë në Guatemalë, Republikën Domenikane, Kosta Rika dhe El Salvador. Orari i udhëtimit është ende duke u përpunuar dhe shtoi se rendi i vendeve që do të vizitohë kreu i ri i diplomacisë amerikane mund të ndryshojë.

Kur u kontaktua për koment, Departamenti i Shtetit tha se nuk kishte plane udhëtimi për të njoftuar në këtë kohë. Në fjalimin e tij të inaugurimit të hënën, Trump përsëriti kërcënimin e tij se Uashingtoni do të marrë përsëri kontrollin e Kanalit të Panamasë, një rrugë strategjike detare që lidh oqeanin Atlantik dhe Paqësor.

Kanali, i ndërtuar nga SHBA, u hap në vitin 1914 dhe kontrolli i tij iu dorëzua Panamasë në vitin 1999, sipas një marrëveshjeje të nënshkruar me vendin nga ish-presidenti amerikan Jimmy Carter. Miliarderi republikan i sapo kthyer në Shtëpinë e Bardhë përsëriti pretendimin se vendi i tij po trajtohet në mënyrë të padrejtë nga Panamaja dhe se kjo dhuratë nuk duhej t'i ishte dhuruar kurrë vendit.

Të martën, qeveria panameze i shprehu Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres shqetësimin e saj mbi synimin e përsëritur publik të presidentit të ri të SHBA-së për të vendosur Kanalin nën kontrollin e SHBA.

marco rubio panama

Sondazh

Poll