Bota

Trump i kërcënoi me sanksione nëse nuk i japin fund luftës, Kremlini thotë se është gati për dialog të barabartë

Përgjigja vjen pas një komenti dje nga zëvendës ambasadori rus në OKB Dmitry Polyanskiy, i cili thotë se Kremlini duhet të dijë se çfarë dëshiron Trump në një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës përpara se të ndërmarrë ndonjë hap të mëtejshëm.

23 Janar 2025, 15:58 Nga r.ll
Trump i kërcënoi me sanksione nëse nuk i japin fund luftës,
dmitry peskov

MOSKË- Rusia thotë se mbetet e gatshme për një dialog të barabartë, ndërsa reagoi ndaj kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur sanksione kundër Moskës nëse ajo nuk e ndalonte luftën në Ukrainë.

"Ne jemi duke pritur për sinjale që ende nuk kanë mbërritur," thotë zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin, Dmitry Peskov.

Ai shton se Rusia nuk sheh asgjë të re në kërcënimet e Donald Trump për të vendosur sanksione.

“Atij i pëlqejnë këto metoda, të paktën i kanë pëlqyer gjatë presidencës së tij të parë”, tha ai, raporton BBC.

Përgjigja vjen pas një komenti dje nga zëvendës ambasadori rus në OKB Dmitry Polyanskiy, i cili thotë se Kremlini duhet të dijë se çfarë dëshiron Trump në një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës përpara se të ndërmarrë ndonjë hap të mëtejshëm.

Rusia pushtoi dhe aneksoi një pjesë të Ukrainës, Krimenë, në 2014. Më pas nisi një pushtim të plotë të Ukrainës në vitin 2022

dmitry peskov kremlini

Sondazh

Poll