22 Janar 2025, 15:10
Nga N.F
Foto ilustruese
SHBA- Në ditën e parë në detyrë, Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio u takua me punonjësit e Departamentit të Shtetit e tij dhe foli mbi përparësitë e tij të politikës së jashtme. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Valderas Iglesias, ai u takua edhe me homologët nga vendet aleate të Indo-Paqësorit, që synojnë të kundërshtojnë ambiciet ushtarake dhe ekonomike të Kinës.
Në ditën e tij të parë si Sekretar i Shtetit, ish-Senatori republikan Marco Rubio i tha punonjësve Departamentit të Shtetit se misioni i tyre është të angazhohen për paqen në mbarë botën.
“Pa paqe është e vështirë të jesh një vend i fortë, i begatë dhe në pozitën më të mirë”, tha ai. Por shmangia e konfliktit do të jetë një vendim strategjik.
“Asnjëherë në dëm të sigurisë sonë kombëtare, të interesit tonë kombëtar dhe vlerave tona thelbësore si komb dhe si popull”, tha Sekretari Rubio.
Ai u takua të martën edhe me ministrat e jashtëm të Indisë, Australisë dhe Japonisë. Të katër vendet i përkasin grupit të sigurisë i njohur si ‘Quad’, një bllok që synon kundërshtimin e ambicieve ekonomike dhe ushtarake të Kinës në rajonin e Indo-Paqësorit. Takimi i së martës lehtësoi disa shqetësime lidhur me politikën ‘Amerika e Para’ të Presidentit Donald Trump.
“Është një sinjal i qartë se Shtetet e Bashkuara nuk po braktisin aleatët dhe partnerët në rajon sa i përket mënyrës se si do ta kundërshtojnë rritjen e Kinës”, thotë analistja Yun Sun nga Qendra Stimson. Pekini e cilëson grupin ‘Quad’ si një koncept të Luftës së Ftohtë.
“Sa herë që SHBA rreshtohet me aleatët ose partnerët e saj, kinezët ndihen të izoluar, të kërcënuar dhe akuzojnë Shtetet e Bashkuara për mendësi të Luftës së Ftoftë”, thotë zonja Sun.
Analistja vë në dukje se modernizimi i Kinës dhe zgjerimi i arsenalit të saj ushtarak dhe bërthamor do të shtyjë vendet në atë rajon të forcojnë ushtritë e tyre dhe të kërkojnë përafërim edhe më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara./VOA
rubio
Bota
22 Janar 2025, 13:46
B.Z
Foto ilustruese
RUSI - Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë që nga pushtimi i saj në 2022. Sipas zëven...
Bota
22 Janar 2025, 13:19
B.Z
Pamje nga vendi ku ndodhi sulmi
GJERMANI - Një sulm me thika ka ndodhur këtë të mërkurë në Gjermani në një par...
Bota
22 Janar 2025, 12:47
B.Z
Pamje nga bllokimi i kufirit
SHBA - Një ditë pas inaugurimit, Presidenti i SHBA, Donald Trump nisi një sërë veprimesh ekzekutive n...
Bota
22 Janar 2025, 12:11
M.B
Donald Trump dhe Melania Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, morën të gjithë vëmen...
Bota
22 Janar 2025, 11:26
M.B
Donald Trump
SHBA- Paga e Presidentit të SHBA-së nuk është rritur për më shumë se 20 vite. Kjo nënkupton q&eum...
Bota
22 Janar 2025, 10:27
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Turmp, është zotuar të martën se do të v...
Bota
22 Janar 2025, 10:06
M.B
Zyra e Trump
SHBA- Presidenti Donald Trump me rikthimin në Shtëpinë e Bardhë si president ka sjellë edhe ndryshimin e orendiv...
Bota
22 Janar 2025, 09:53
M.B
Miroslav Lajçak dhe Aleksandar Vuçiç
DAVOS- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosl...
Bota
22 Janar 2025, 09:47
B.Z
Foto ilustruese
SHBA - Sipas një sondazhi global me afro 72.000 vetë në 68 vende, nuk ka krizë të përgjithshme besimi në...
Bota
22 Janar 2025, 09:39
M.B
Çifti i rrëmbyesve
ITALIA-Një grua ka rrëmbyer në maternitet një foshnjë të porsalindur, duke iu prezantuar n&eum...