Aktualitet

Sherr mes dy pacientëve në Spitalin Psikiatrik, procedohet në gjendje të lirë 47-vjeçari

Policia sqaron se lidhur me rastin ka nisur procedimi në gjendje të lirë për pacientin me iniciale S.G, 47-vjeç i cili dyshohet se ka qënë iniciatori i sherrit.

21 Janar 2025, 12:35 Nga B.Z
Sherr mes dy pacientëve në Spitalin Psikiatrik, procedohet në
Foto ilustruese

TIRANË - Një sherr që ka degaruar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në Spitalin Psikiatrik në Tiranë. Dy pacientë janë konfliktuar mes tyre dhe si pasojë njëri prej tyre ka goditur me grushte tjetrin.

Policia sqaron se lidhur me rastin ka nisur procedimi në gjendje të lirë për pacientin me iniciale S.G, 47-vjeç i cili dyshohet se ka qënë iniciatori i sherrit.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. G., 47 vjeç (pacient në Spitalin Psikiatrik), pasi në Spitalin Psikiatrik, ka goditur me grushte shtetasin F. A., 46 vjeç, gjithashtu pacient në këtë spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

sherr policia

Sondazh

Poll