Aktualitet

"Kërkojmë drejtësi, kush i vrau dhe pse i vrau"/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Politika ende i konsideron të vrarët e '21 Janarit' si ‘mish për top'!

Mark Nika në një intervistë për Report Tv thotë se politika vijon të përpiqet të bëjë presion me qëllim që kjo cështje të mbyllet. 

21 Janar 2025, 11:34 Nga E. D
"Kërkojmë drejtësi, kush i vrau dhe pse i vrau"/
Mark Nika

TIRANË- Xhaxhai i Aleks Nikës, ngriti zërin edhe sot për drejtësi për nipin e tij që u vra para kryeministrisë më 21 janar 2011. Mark Nika në një intervistë për Report Tv thotë se politika vijon të përpiqet të bëjë presion me qëllim që kjo cështje të mbyllet. Ai gjithashtu thotë se po thirren persona që janë në dijeni dhe po bëhet ekspertimi i provave materiale dhe se SPAK e ka marrë seriozisht. Më tej ai shprehet se po kërkon drejtësi, kush i vrau dhe pse i vrau. 

“Është viti i 14 që vendosim lule aty ku janë vrarë Aleksi me shokë. Kemi detyrim moral. Çështja vijon të jetë e pazbardhur. Drejtësia e implikuar me politikën dhe sot e kësaj dite po mundohet ta fshijë si ngjarje dhe të vrarët të konsiderohen ‘mish për top’ Kemi fituar drejtësinë në Strasburg thotë ai. Strasburgu ka vendosur që hetimi të bëhet nga SPAK. Hetimet po shkojnë në rrugën e mbarë. Po thirren persona që janë në dijeni dhe po bëhet ekspertimi i provave materiale. SPAK e ka marrë seriozisht. Kërkojmë drejtësi, kush i vrau dhe pse I vrau", thote Mark Nika.

aleksi nika mark nika 21 janari

Sondazh

Poll