Aktualitet

Apel për ndihmë: Të shpëtojmë jetën e vogëlushit Grini!

Grini nga një fëmijë që vraponte e luante pa u ndalur, tani nuk mund të flasë, të ecë, të kujtojë apo të marrë frymë lirshëm.

21 Janar 2025, 11:21 Nga E. D
Apel për ndihmë: Të shpëtojmë jetën e
Grini

TIRANË- Grini, një djalë plot energji dhe buzëqeshje, po lufton për jetën e tij. Prej katër muajsh, sëmundja e rëndë e encefalitit akut ia ka ndryshuar rrënjësisht jetën 7-vjeçarit. Grini nga një fëmijë që vraponte e luante pa u ndalur, tani nuk mund të flasë, të ecë, të kujtojë apo të marrë frymë lirshëm.

Kujtimet e tij të bukura, si xhirot me motor me babain, i japin forcë për të përballuar këtë sfidë. Por shpresa për shpëtimin e tij qëndron në një trajtim të specializuar në Spitalin Pediatrik Bambino Gesù në Itali.

Linku i GoFundMe

Familja e tij që nuk dorëzohet për asnjë moment, ka nevojë për ndihmën e të gjithëve. Kostot për trajtimin dhe transportin janë tepër të larta, dhe çdo kontribut nga ju mund të bëjë ndryshimin mes jetës dhe vdekjes për Grinin.

grini

Sondazh

Poll