Sport

Ja kush kualifikohet dhe eliminohet, para xhiros së parafundit të Champions League

Faza e parafundit luhet të martën dhe të mërkurën, më 21 dhe 22 janar.

21 Janar 2025, 11:30 Nga DOSJA

Ja kush kualifikohet dhe eliminohet, para xhiros së parafundit të

ZVICER - Me vetëm dy xhiro të mbetura në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, disa skuadra kanë siguruar tashmë vendin e tyre në fazën eliminatore, ndërsa të tjerat janë në rrezik eliminimi.

Liverpool e ka prerë biletën, kush tjetër mund të kualifikohet në ‘Top 8’? Reds janë skuadra e vetme që ka garantuar tashmë një vend në ‘Top 8’, duke siguruar kualifikimin direkt në 16-shen e fundit. Barcelona është gjithashtu shumë afër. Katalanasve u duhet një fitore jashtë fushe ndaj Benficas për të konfirmuar matematikisht këtë pozicion.

Arsenali, Bayer Leverkusen, Aston Villa, Inter Milan, Brest dhe Lille, të gjithë janë me 13 pikë, janë afër 8-shes së parë, por varen nga rezultatet e kundërshtarëve. Që ata të sigurojnë kualifikimin direkt, skuadra si Borussia Dortmund, Bayern Munich, Atlético Madrid dhe AC Milan duhet të mos humbasin dhe Atalanta, Benfica, Monaco, Sporting, Feyenoord, Juventus dhe Brugge të mos fitojnë.

Ja kush kualifikohet dhe eliminohet, para xhiros së parafundit të

Skuadrat që mund të kualifikohen në 24 të parat…

Arsenal, Bayer Leverkusen, Aston Villa, Inter Milan, Brest dhe Lille kanë nevojë vetëm për një pikë më shumë për të qenë të sigurtë për praninë e tyre në ‘Top 24’ dhe për të kaluar në fazën eliminatore. Në rast disfate, një nga skuadrat Manchester City, PSV Eindhoven, Dinamo Zagreb nuk duhet të fitojë, ose Real Madrid ose Celtic, duhet të humbasin.

Përveç kësaj, skuadrat e 9-14, duke përfshirë Borussia Dortmund, Bayern Munich, Atlético Madrid, AC Milan, Atalanta dhe Juventus, do të kualifikohen nëse fitojnë në raundin e parafundit.

Benfica, Monaco, Sporting CP, Feyenoord dhe Brugge kanë nevojë për një fitore dhe rezultate të favorshme për t'u kualifikuar, ndërsa Real Madrid, Celtic, Manchester City, PSV dhe Dinamo Zagreb duhet të fitojnë dhe të shpresojnë për humbje të PSG dhe Stuttgart.

Ja kush kualifikohet dhe eliminohet, para xhiros së parafundit të

Skuadrat e eliminuara tashmë…

Tri skuadra tashmë janë eliminuar matematikisht: Young Boys Bern, Slovan Bratislava dhe RB Leipzig, të gjitha me zero pikë nga gjashtë ndeshje.

Bologna, Girona, Crvena Zvezda i Beogradit dhe Sturm Graz janë gjithashtu të eliminuara, atyre u nevojitur fitore dhe kombinime të favorshme rezultatesh për të shpresuar për t'u kualifikuar.

Për PSG-në dhe Stuttgarti, dështimi në ndeshjen e fundit mund t'i kushtojë kualifikimin nëse Benfica, Monaco, Sporting CP, Feyenoord dhe Brugge marrin të paktën një barazim dhe Real Madrid, Celtic, Manchester City, PSV dhe Dinamo Zagreb fitojnë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll