Sport

Juventusi sfidon belgët e Brugges, Motta: “Na duhet një ndeshje e shkëlqyer”...

"Janë ende dy ndeshje në Champions kundër dy skuadrave të forta. E gjithë energjia jonë është në ndeshjen e sotme” (21:00)

21 Janar 2025, 11:00 Nga DOSJA

Juventusi sfidon belgët e Brugges, Motta: “Na duhet një ndeshje

ITALI - Pasi ka arkivuar fitoren kundër Milanit në Seria A, Juventusi “zhytet” në Champions League në sfidën kundër Brugges dhe është në kërkim të pikëve për play-off, me një sy edhe në ‘Top 8’.

Trajneri Thiago Motta në konferencën për shtyp para këtij takimi është shprehur: "Do të luajmë një ndeshje të shkëlqyer kundër një ekipi që po bën mirë në Champions League, por edhe në ligë belge. Pothuajse të gjithë janë në dispozicion dhe ne jemi gati".

"Është një skuadër e komplikuar për t'u përballur, veçanërisht në fushën e saj. Ne jemi gati për çdo gjë. Duhet të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer për të arritur objektivin tonë që është fitorja.

Qëllimi ynë i madh është të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer dhe të fitojmë kundër një ekip që është mirë dhe shumë i organizuar".

Play off në horizont? "Janë ende dy ndeshje në Champions League kundër dy skuadrave të forta. E gjithë energjia jonë është në ndeshjen e sotme, pastaj do të mendojmë për tjetrën".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll