Sport

Kusanov është blerja e parë e Manchester Cityt, marrëveshje deri në vitin 2029

I riu Kusanov do të bëhet lojtari i parë nga Uzbekistani që do të luajë në Premier League.

21 Janar 2025, 10:00 Nga DOSJA

Kusanov është blerja e parë e Manchester Cityt, marrëveshje

ANGLI - Nënshkrimi i parë i janarit i Manchester Cityt është bërë, ‘Qytetarët’ njoftuan nënshkrimin e Abdukondir Kusanov nga Lens dhe nënshkrimin e tij me një kontratë deri në vitin 2029.

Manchester City ka mbetur prapa në garën për titullin e Premierligës pas katër viteve dominim absolut, por kjo nuk do të thotë se ata nuk do të luftojnë deri në fund.

Këtë e tregon aksioni i kampionëve të Anglisë në afatin kalimtar të dimrit, ku ‘Qytetarët’ kanë mbyllur marrëveshjen me Lens për 50 milionë euro dhe kanë njoftuar të hënën (20/1) blerjen e mbrojtësit 20-vjeçar uzbek për 4.5 vitet e ardhshme.

“Jam i lumtur që i bashkohem Manchester Cityt, një klub që e kam ndjekur për një kohë të gjatë. Pep Guardiola është një nga trajnerët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe jam i emocionuar të mësoj prej tij dhe të përmirësohem edhe më shumë.

Ky është një moment krenarie për mua. City është një nga skuadrat më të mira në botë”, tha Kusanov, i cili do të bëhet lojtari i parë nga Uzbekistani që do të luajë në Premier League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll