Sport

Lazio bën mbrapaktheu, rikthen Hysajn si pjesë të projektit!

Konfirmimi i Hysaj nënvizon dëshirën për të forcuar ekipin me lojtarë që tashmë janë të integruar në sistemin e lojës.

20 Janar 2025, 23:21 Nga DOSJA
Lazio bën mbrapaktheu, rikthen Hysajn si pjesë të projektit!

ITALI - Elseid Hysaj duket se do të qëndrojë te Lazio, ku konsiderohet një element thelbësor për thellësinë e skuadrës. Trajneri dhe drejtuesit vlerësojnë aftësinë e tij për t’u përshtatur në pozicione të ndryshme mbrojtëse, duke siguruar një mbulim të besueshëm në rast dëmtimesh apo pezullimesh të titullarëve. Përvoja dhe fleksibiliteti i tij e bëjnë një lojtar të çmuar për klubin, që synon të konkurrojë në të gjitha frontet sezonin e ardhshëm.

Mbajtja e Hysaj si një rezervë strategjike është pjesë e një strategjie më të gjerë të merkatos së Lazios, që synon të balancojë mes talentëve të rinj dhe lojtarëve me përvojë.

Klubi bardhekaltër është i angazhuar për të ndërtuar një skuadër konkurruese pa e ndryshuar rrënjësisht organikën aktuale, duke u fokusuar në një menaxhim të kujdesshëm të burimeve. Konfirmimi i Hysaj nënvizon dëshirën për të forcuar ekipin me lojtarë që tashmë janë të integruar në sistemin e lojës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll