Sport

ZYRTARE/ Largohet Gugash Magani, kthehet Bledi Shkëmbi në krye të Tiranës...

Ndërsa trajneri Gugash Magani ka dhënë dorëheqjen të shtunën nga drejtimi i Tiranës pas humbjes 4-0 ndaj Egnatias, drejtuesit e skuadrës bardheblu kanë rikthyer përsëri teknikun Bledi Shkëmbi

20 Janar 2025, 19:49 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Largohet Gugash Magani, kthehet Bledi Shkëmbi në krye të

TIRANE - Bardheblutë e Tiranës nuk humbasin kohë dhe prezantojnë menjëherë trajnerin e ri. Bledi Shkëmbi rikthehet në krye të skuadrës kryeqytetase, për të vazhduar atë që nisi në fillim të sezonit.

“Bledi Shkëmbi rikthehet në drejtimin e KF Tirana.

Klubi beson në vazhdimësinë e projektit të nisur në fillim të sezonit, duke i’a besuar drejtimin e skuadrës Bledi Shkëmbit, i cili është njohësi më i mirë i kontingjentit aktual në ekip.

KF Tirana i uron suksese trajnerit dhe rikthim sa më të shpejtë te rezultatet e shumëpritura nga komuniteti bardheblu”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë që Shkëmbi firmosi me Tiranën në fillim të sezonit dhe u largua nga drejtimi i bardhebluve në përfundim të javës së 12-të (11 pikë në 12 ndeshje kampionat). Aktualisht, pas javës së 21-të, bardheblutë renditen në vendin e 9-të me 18 pikë të grumbulluara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll