Bota

Mark Rutte pas inaugurimit të Trump: Me Presidentin e rikthyer në pushtet do të rrisim ndjeshëm shpenzimet dhe prodhimin e mbrojtjes

Rutte tha në një postim se Aleanca do të rrisë me shpejtësi shpenzimet dhe prodhimin e mbrojtjes pasi presidenti i ri i SHBA ka paralajmëruar se do të kërkojë nga vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes. 

20 Janar 2025, 20:59 Nga E. D
Mark Rutte pas inaugurimit të Trump: Me Presidentin e rikthyer në
Mark Rutte

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka uruar Donald Trumpin pasi u betua si presidenti i 47-të i SHBA-së. Rutte tha në një postim se Aleanca do të rrisë me shpejtësi shpenzimet dhe prodhimin e mbrojtjes pasi presidenti i ri i SHBA ka paralajmëruar se do të kërkojë nga vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes. 

“Me Presidentin Trump të rikthyer në pushtet, ne do të rrisim ndjeshëm shpenzimet dhe prodhimin e mbrojtjes”, shkroi Rutte në një postim në X.

donald trump mark rutte

Sondazh

Poll