Bota

Moment i sikletshëm për Trump dhe Melanian/ Kapelja e pengon presidentin të puthë bashkëshorten e tij në faqe (VIDEO)

Siç shihet edhe në pamje Melania mbante një kapelë me strehë të gjerë për ceremoninë e inaugurimit në Uashington DC, gjë që e pengoi burrin e saj ta puthte në faqe.

20 Janar 2025, 20:21 Nga E. D
Moment i sikletshëm për Trump dhe Melanian/ Kapelja e pengon
Donald Trump, Melania

SHBA- Donald Trump nuk arriti të puthte në faqe bashkëshorten e tij Melania pak çaste para se të betohet si president për herë të dytë. Presidenti, 78-vjeç, u pengu nga kapelja që Melanian kishte vendosur.  

Siç shihet edhe në pamje Melania mbante një kapelë me strehë të gjerë për ceremoninë e inaugurimit në Uashington DC, gjë që e pengoi burrin e saj ta puthte në faqe. Gjithashtu kapelja i mbulonte pothuajse të gjithë fytyrën. 

Trump dhe Melania të cilët u martuan në vitin 2005, pësuan një moment po aq të vështirë në inaugurimin e tij të fundit në janar 2017. Presidenti i zgjedhur i atëhershëm dukej se e harroi bashkëshorten e tij ndërsa nxitoi në shkallët e Shtëpisë së Bardhë për të përshëndetur paraardhësin e tij Barack Obama dhe gruan e tij Michelle. 

donald trump

Sondazh

Poll