Bota

Trump mban fjalimin e parë pas betimit si president: Epoka e artë e Amerikës fillon tani

Trump e nisi fjalimin e tij inaugurues me falenderimet për parardhësit e tij, të pranishmët në sallën e Kpaitol, zëvendëspresidentin JD Vance, familjen dhe gjyqtarë të tjerë.

20 Janar 2025, 18:10 Nga r.ll
Trump mban fjalimin e parë pas betimit si president: Epoka e artë e
donald trump

SHBA- Donald Trump po mban fjalimin e tij të parë zyrtarisht si presidenti i 47- të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trump e nisi fjalimin e tij inaugurues me falenderimet për parardhësit e tij, të pranishmët në sallën e Kpaitol, zëvendëspresidentin JD Vance, familjen dhe gjyqtarë të tjerë.

"Epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani," thotë ai. Presidenti u shpreh se Amerika do të respektohet përsëri dhe do të jetë "zilia e çdo kombi".

“Ne nuk do të lejojmë që të përfitojmë më. Unë, shumë thjesht, do ta vendos Amerikën në vend të parë”, tha ndër të tjera Trump. 

donald trump shba

Sondazh

Poll