Bota

Dita e fundit e mandatit si president/ Biden publikon videon e lamtumirës nga Shtëpia e Bardhë: Amerikë, faleminderit që më besuat këtë vend të shenjtë! (VIDEO)

Presidenti në largim në profilin e tij në platformën “X” , shkroi se për të Shtëpia e Popullit ka qenë gjithmonë për t’i mirëpritur të gjithë.

20 Janar 2025, 15:18 Nga E. D
Dita e fundit e mandatit si president/ Biden publikon videon e lamtumirës
Joe Bide

SHBA- Joe Bide, ka publikuar në 'X' një video lamtumire me momentet më të veçanta të mandatit të tij në Zyrën Ovale. Biden e ka publikuar videon vetëm pak orë para se t’i dorëzojë zyrtarisht postin Donald Trump. Presidenti në largim në profilin e tij në platformën “X” , shkroi se për të Shtëpia e Popullit ka qenë gjithmonë për t’i mirëpritur të gjithë.

“Amerikë, faleminderit që më besuat këtë vend të shenjtë. Më ka pëlqyer hapja e dyerve të Zyrës Ovale më gjerë se kurrë gjatë katër viteve të fundit”, ka shkruar Joe Biden krahas videos.

Në video dallohen shumë personalitete të shquara, të rinj, personazhe të sportit, muzikës, si Mariah Carey, Bono, Billie Eilish dhe të tjerë. Inaugurimi i Donald Trump do të bëhet në orën 19:00 në Capitol.

joe bide

Sondazh

Poll