20 Janar 2025, 14:37
Nga M.B
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan në shkuarje, Joe Biden, i ka falur doktorin Anthony Fauci, gjeneralin e pensionuar Mark Milley, si dhe anëtarë të komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve që e hetuan sulmin e 6 janarit në Kongres. Biden e përdori pushtetin e tij të jashtëzakonshëm në orët e fundit si presidentit për t’i mbrojtur ata nga hakmarrja e mundshme e administratës së Trumpit, e cila do ta marrë detyrën sot pasdite zyrtarisht.
Ky vendim i Bidenit vjen pasi Trumpi kishte paralajmëruar për një listë armiqsh të mbushur me njerëz që e kishin kundërshtuar atë politikisht, apo kishin tentuar ta mbanin përgjegjës për përpjekjet e tij për ta zhbërë humbjen në zgjedhjet e vitit 2020 dhe rolin e tij në sulmin që ndodhi në Kongresin amerikan më 6 janar 2021. Trumpi ka zgjedhur anëtarë të kabinetit ata të cilët i mbështetën pretendimet e tij për zgjedhjet e vitit 2020 dhe të cilët janë zotuar se do t’i ndëshkojnë personat që bënë përpjekje për ta hetuar Trumpin.
“Këto falje nuk duhet të ngatërrohet si një pranim se ndonjë individ ka kryer ndonjë vepër të keqe, as pranimi i tyre nuk duhet të interpretohet si një pranim fajësie për ndonjë vepër penale”, tha Biden në një komunikatë.
“Kombi ynë ua ka borxh këtyre shërbyesve publikë një mirënjohje të madhe për angazhimin e tyre të palodhshëm ndaj vendit tonë”, tha ai.
Është zakon që një president të falë të dënuar në fund të mandatit të tij, por këto akte mëshire zakonisht u ofrohen amerikanëve të zakonshëm që janë dënuar për ndonjë krim. Por, Biden e ka përdorur këtë fuqi në mënyrën më të gjerë: për të falur ata që nuk janë hetuar ende. Dhe me pranimin e faljes vjen një pranim i heshtur fajësie ose keqbërjeje, edhe pse ata që janë falur nuk janë akuzuar zyrtarisht për ndonjë krim.
Fauci ishte drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në SHBA për gati 40 vjet dhe këshilltari kryesor shëndetësor i Bidenit deri në pensionimin e tij në vitin 2022. Ai ndihmoi në koordinimin e reagimit të kombit ndaj pandemisë COVID-19 dhe ngjalli zemërimin e Trumpit kur refuzoi të mbështeste pretendimet e pabaza të tij.
Fauci shënjestër e urrejtjes dhe sulmeve të ashpra nga njerëz të së djathtës, të cilët e fajësojnë atë për bartjen e detyrueshme të maskave dhe politika të tjera që ata besojnë se kufizuan të drejtat e tyre, edhe pse dhjetëra mijëra amerikanë po vdisnin. Mark Milley është ish-kryetar i Shtabit të Përgjithshëm dhe e quajti Trumpin fashist dhe tregoi hollësi për sjelljen e Trumpit thatë kryengritjes vdekjeprurëse të 6 janarit 2021.
Biden i ka falur edhe anëtarët dhe stafin e komisionit të 6 janarit, duke përfshirë ish-përfaqësuesit Liz Cheney dhe Adam Kinzinger, të dy republikanë, si dhe oficerët e Policisë së Kapitolit të SHBA-së dhe Policisë Metropolitane të Uashingtonit që dëshmuan para komisionit. Biden ka premtuar kalim të qetë te pushtetit, duke e ftuar Trumpin në Shtëpinë e Bardhë dhe duke thënë se kombi do të jetë në rregull, edhe pse ai paralajmëroi gjatë fjalimit të tij të lamtumirës për një oligarki në rritje. Ai ka kaluar vite duke paralajmëruar se rikthimi i Trumpit në presidencë do të ishte kërcënim për demokracinë. Vendimi i tij për të thyer normat politike me faljet paraprake u motivua nga këto shqetësime./ REL
joe biden
Bota
20 Janar 2025, 14:21
M.B
Pamje e ambienteve të brendshme ku do të mbahet ceremonia e inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.
SHBA- D...
Bota
20 Janar 2025, 14:04
B.Z
Foto ilustruese
GJERMANI - "Njohuritë do të humbasin e kjo është e rrezikshme," thotë Hartmut Petzold, ndërsa grumbullon disa...
Bota
20 Janar 2025, 13:31
B.Z
Trump, Meloni
SHBA - I rrethuar me flamuj amerikanë, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e lexoi një listë t&e...
Bota
20 Janar 2025, 13:24
M.B
Donald Trump
SHBA- Donald Trump kthehet në presidencën amerikane të hënën me një ceremoni inaugurimi në Uashington, q&eu...
Bota
20 Janar 2025, 12:19
M.B
Melania Trump, Ivanka Trump dhe Tiffany Trump
SHBA- Gjatë fundjavës që çon në inaugurimin e Donald Trump si president i 47-...
Bota
20 Janar 2025, 11:29
B.Z
Donald Trump
SHBA - Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë përsëri se do t’i bëjë U...
Bota
20 Janar 2025, 09:23
B.Z
Pamje nga azili
SERBI - Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Serbi, në shtëpinë e të mo...
Bota
20 Janar 2025, 09:27
M.B
Foto ilustruese
SHBA- TikTok-u i riktheu shërbimet për 170 milionë përdoruesit e vet në Shtetet e Bashkuara të dielën, p...
Bota
20 Janar 2025, 09:02
M.B
Melania Trump
SHBA- Zonja e parë e ardhshme amerikane, Melania Trump, ka lançuar një kriptomonedhë në prag të inauguri...
Bota
20 Janar 2025, 08:56
B.Z
Foto ilustruese
GJERMANI - Julian Gamper është nën presion. Ai jo vetëm që punon në kompaninë e tij, por së bashku ...