Art&Argëtim

“Ke pasur kríza me burrin që s’na i ke treguar?”, Manjola Nallbani i kthehet ‘kéq’ moderatorit: Ç’të duhet ty

6 Janar 2020, 09:28 Nga DOSJA
“Ke pasur kríza me burrin që s’na i ke treguar?”,

TIRANË– Një ndër të ftuarit e kësaj puntate në “E diell” ishte dhe këngëtarja Manjola Nallbani. Gjatë intervistës, moderatori Ervin Kurti e ka ‘ngacmuar’ rreth marrëdhënieve të saj me bashkëshortin, me të cilin ka plot 30 vite martesë.

“A ke pasur ndonjëherë krizë me bashkëshortin dhe nuk na e ke treguar?”- është pyetja që Ervin Kurti i ka drejtuar Manjola Nallbanit, por edhe përgjigjia e këngëtares ka qenë e menjëhershme dhe pa u menduar gjatë.

“Më fal po ç’hyn ti në krizat e mia dhe gjithë mileti?! Kriza është fjalë e madhe. Njerëzit shkojnë shumë mirë, por ka edhe probleme. Pse u dashka të bëhen publike?! Mes 30 viteve ka pasur sigurisht probleme, por ka një diferencë mes problemeve të përditshme dhe probleme me të cilat nuk vazhdohet më dhe këto të fundit faleminderit Zotit nuk kemi patur”,- është shprehur Manjola Nallbani duke mos lënë hapsirë për replika të tjera.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz e diell ne top channel ervin kurti këngëtarja manjola nallbani moderatori e diell ne top channel ervin kurti këngëtarja manjola nallbani moderatori

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 5 Janar 2020, 14:21

Túrpi (Tregimi i së dielës)

Jorgjinë e kujtoj përherë me fëmijë të vegjël ose në krah,ose në karrocë,ose ulur tek lëndinat e lagjes,ose tek stolat pranë grumbullit të plakave. Ishte një gr...