Art&Argëtim

Túrpi (Tregimi i së dielës)

5 Janar 2020, 14:21 Nga DOSJA
Túrpi (Tregimi i së dielës)

Jorgjinë e kujtoj përherë me fëmijë të vegjël ose në krah,ose në karrocë,ose ulur tek lëndinat e lagjes,ose tek stolat pranë grumbullit të plakave. Ishte një grua kadënë,e mbajtur,e bukur dhe plot zgjuarsi. Kishte Lekon çun të vetëm dhe dy vajza. Burri i vdíq shpejt dhe kështu u lídh fort pas fëmijëve të fëmijëve. Plot 9 nipër e mbesa rriti. Me ushqim,me ninulla,me përralla,me dashuri të madhe. Por jeta bën të vetën. Mbylli sytë gjyshja e dashur një ditë prilli. Sa kishin çelur lulet e sapo ngrohtësia trokiti. Qysh atëhere kaluan plot vite. Nipër e mbesa u rritën,u martuan,Leko u bë gjysh dhe ja,erdhi përvjetori i largimit të nënë Jorgjies nga kjo jetë. Leko ishte në një shërbim jashtë vendit ndaj mori djalin në celular sa për ta kujtuar të çonin lule te várri i gjyshes.

-Pa merak,baba!- ishte përgjigja e Klitit.Por ,ah ky por i poshtër. Ai asnjëherë nuk kishte qënë tek várrezat. Ku prehej gjyshja? E zgjidhi duke thënë se po i lajmëroj të gjithë e dikush do e dijë vendin e saktë. E lanë për nesër në orën dhjetë,tek hyrja e parcelës së parë. Mbërritën shtatë,Lola sapo kishte lindur dhe Lenci ishte emigrant. Një varg me makina,të reja dhe të markave më të mira.

-Na pri!- i tha Olsi Klitit.

-Po ku? Nuk e di.

-Si? As unë nuk …

Doli që të shtatë nuk dinin várrin e asaj që i vinte në gjumë me këngë e me ëndrra mjalti. Ndjenin boshllëk në stomak dhe e kuptonin se e kuqja ua kishte përpírë fytyrën. U ndanë sipas parcelave. Sejcili lexonte me zë emrat e shkruara me gërma bronxi. Ndeshën disa Jorgji,por jo e ëmbla e tyre. Kështu orë të tëra. Deri sa Kliti propozoi që të rrinin pranë një várri të kujtdo mjafton të kishte moshën e gjyshes.

-Bëjmë respekt për krejt brezin e tyre. Zoti po e kupton sa shumë duam ta gjejmë nënën tonë. Kështu bënë, u afruan tek një gjyshe. Nuk quhej Jorgji,por Nerënxë. Vendosën lule,ndezën ca qirinj dhe i dhanë púthje me dorë. Pastaj kokëulur hipën në makinat e tyre dhe u kthyen në shtëpi. Në darkë Leko mori Klitin:

-Shkuat tek nëna bir?

-Po baba,por nuk e gjetëm várrin. Kërkuam në çdo parcelë të Sharrës,nuk lamë cep…

-Ku kërkuat?

-Në Sharrë,tek várrezat,baba! Ku tjetër?!

-Eh,or bir,po gjyshja është várrosur në Tufinë,jo në…

-Si?!

-Pip,pip,pip…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur agim xhafka tregimi i se dieles agim xhafka tregimi i se dieles

Sondazh

Poll