Aktualitet

Vota e diasporës/ Mbi 31 mijë aplikime për regjistrim në 8 ditë, miratohen rreth 18 mijë kërkesa

Interesi më i madh për të votuar vjen nga shqiptarët që jetojnë në Itali, të cilët përbëjnë mbi 30% të aplikimeve, duke u pasuar nga Greqia, Gjermania, SHBA dhe Britania e Madhe. Po ashtu, është vënë re një dominim i aplikimeve nga emigrantët meshkuj, që përbëjnë 66% të aplikimeve, krahasuar me 34% të femrave.

18 Janar 2025, 22:54 Nga B.Z
Vota e diasporës/ Mbi 31 mijë aplikime për regjistrim në 8
Foto ilustruese

TIRANË - Kjo e shtunë shënoi një javë nga nisja e aplikimeve për regjistrimin e votuesve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, për t'u bërë pjesë e zgjedhjeve të 11 majit. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri tani janë regjistruar 32,910 aplikime, prej të cilave 18,698 janë shqyrtuar. Nga këto, janë miratuar 11,847 aplikime, ndërsa 6,851 janë refuzuar. Personat që kanë pasur aplikime të refuzuara mund të riaplikojnë deri më 4 mars, dita kur mbyllet afati.

Vota e diasporës/ Mbi 31 mijë aplikime për regjistrim në 8

Interesi më i madh për të votuar vjen nga shqiptarët që jetojnë në Itali, të cilët përbëjnë mbi 30% të aplikimeve, duke u pasuar nga Greqia, Gjermania, SHBA dhe Britania e Madhe. Po ashtu, është vënë re një dominim i aplikimeve nga emigrantët meshkuj, që përbëjnë 66% të aplikimeve, krahasuar me 34% të femrave. Grupmosha më e interesuar për të votuar është ajo e 26-35 vjeçarëve, pasuar nga 36-45 vjeçarët, ndërsa aplikimet nga të rinjtë 18-25 vjeçarë janë më të pakta.

kqz diaspor votime

Sondazh

Poll