18 Janar 2025, 16:59
Nga B.Z
Esiona Konomi
TIRANË - Gazetarja Esiona Konomi ka reaguar në lidhje me ngjarjen që ndodhi pak ditë më parë në Tiranë ku një efektiv policie ra nga lartësia e një pallati dhe mbeti i plagosur.
Konomi shkruan se pavarësisht se AMP ka njoftuar se nuk ka pasur asnjë presion psikologjik të ushtruar ndaj efektivit, sërish policia nuk ka një pistë hetimi, përse ai tentoi të vetëvritej. Më tej ajo ka reaguar edhe në lidhje me postimin e Ministrit Hoxha, i cili e cilësoi ngjarjen si një 'furtunë në gotë'. Lidhur me këtë Konomi shkruan se çështja ka nevojë për transparencë, jo ironi.
Postimi i plotë:
Shumë prej nesh, përfshi edhe mua, nuk e dinë nëse ka ndonjë lidhje mes faktit që një polic, i cili ndaloi djalin e njeriut më të pasur në Shqipëri, pak ditë më pas, u hodh nga lartësia.
Nuk jam nga ata që do të shkoj në protestë, sepse nuk jam e qartë se çfarë ka ndodhur.
Po ky ministri im i brendshëm, teksa harxhon kaq shumë energji për ironi dhe kunja politike, a mund të ushtrojë përgjegjësitë e tij dhe të bëjë transparencë mbi atë çfarë i ndodhi policit?
Çfarë piste ka policia për kolegun? Pse tentoi të vetëvritej?
A ka pasur ndonjë proces “persekutues” nga shefat e tij verbalisht apo proceduralisht për ngjarjen?
Nëse kjo nuk lidhej me shoqërimin e djalit të biznesmenit, me çfarë lidhet?
Nëse ajo që pretendojnë ata që kanë thirrur protestën, është “gënjeshtër”, cila është e vërteta e ministrit/policisë/shtetit?
Transparenca do ta ndihmonte opinionin publik, jo ironitë e shpifura dhe reagimet pa asnjë kreativitet.
esiona konomi
Aktualitet
18 Janar 2025, 16:30
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak ditë më në Tira...
Aktualitet
18 Janar 2025, 16:30
I.A
Ervin Hoxha
TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka bërë një reagim pas polemikave që kanë qarkulluar në media ...
Aktualitet
18 Janar 2025, 16:03
B.Z
KOSOVË- Shqiptarët e Preshevës thonë se Beogradi vijon diskriminimin për të drejtat e tyre. Edhe pse ka një marrë...
Aktualitet
18 Janar 2025, 15:46
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Eksportet e Shqipërisë pësuan rënie për vitin e tretë radhazi gjatë vitit 2024, bëhet...
Aktualitet
18 Janar 2025, 15:08
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Sanksionet amerikane kundër Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) nuk do të krijojn&e...
Aktualitet
18 Janar 2025, 14:23
E. D
pamje nga aksidenti
MALIQ- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në kryqëzimin e fshatit Libonik në Maliq. Fatmirësisht ...
Aktualitet
18 Janar 2025, 14:05
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prej fillimit të këtij viti, kushdo që i plotëson kriteret, mund të bëhet pjesë e Forcës Re...
Aktualitet
18 Janar 2025, 14:00
E. D
pamje nga aksidenti
TIRANË- Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Marikaj-Vorë. Mësohet s...
Aktualitet
18 Janar 2025, 13:25
M.B
Elvis Gaçaj
TIRANA- Elvis Gaçaj është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi qarkullonte me armë zjarri me vete, teksa rezu...
Aktualitet
18 Janar 2025, 13:24
E. D
fotot ilustruese
KUKËS- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Kukës. Policia bën të ditur se në pranga k...