Bota

Armëpushimi Izrael-Hamas/ Paralajmëron Netanayahu: Nuk do të ecim përpara me marrëveshjen derisa të marrim listën e pengjeve!

Sipas raportimeve, 33 nga 98 pengjet e mbetura izraelitë të rrëmbyer nga Hamasi pritet të lirohen në këtë fazë. Në këmbim, Izraeli do të lirojë rreth 2000 palestinezë që aktualisht janë të ndaluar nëpër burgje të shumta.

18 Janar 2025, 19:08 Nga B.Z
Armëpushimi Izrael-Hamas/ Paralajmëron Netanayahu: Nuk do të ecim
Benjamin Netanayahu,

IZRAEL - Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanayahu, ka paralajmëruar se marrëveshja e armëpushimit është në rrezik, pasi vendi nuk do të vazhdojë përpara me të, derisa Hamasi të nxjerrë një listë me 33 pengjet që do të lirohen.

“Nuk do të ecim përpara me marrëveshjen derisa të marrim listën e pengjeve që do të lirohen, siç është rënë dakord. Izraeli nuk do të tolerojë shkeljet e marrëveshjes. Përgjegjësia e vetme është e Hamasit”, tha Netanyahu në një deklaratë këtë të shtunë.

Sipas raportimeve, 33 nga 98 pengjet e mbetura izraelitë të rrëmbyer nga Hamasi pritet të lirohen në këtë fazë. Në këmbim, Izraeli do të lirojë rreth 2000 palestinezë që aktualisht janë të ndaluar nëpër burgje të shumta.

 

 

benjamin netanayahu izrael-hamas lufte

Sondazh

Poll