Bota

Të hënën betimi i Trump, dalin PAMJET nga përgatitja e ceremonisë

Parada inauguruese do të mbahet gjithashtu në ambientet e mbyllura në Capitol One Arena të Uashingtonit, së bashku me të tre ballot inauguruese. Presidenti i fundit që u betua në ambiente të mbyllura ishte Ronald Reagan në 1985, kur moti i ftohtë rrënoi edhe Kapitolin e SHBA.

18 Janar 2025, 17:34 Nga B.Z
Të hënën betimi i Trump, dalin PAMJET nga përgatitja e
Pamje nga Capitol Hill

SHBA - Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump do të mbajë ditën e hënë fjalimin në Capitol Hill. Fjalimi, i presidentit dhe fjalimet e tjera, do të zhvillohen brenda rotondës së Kapitolit të SHBA-së, dhe jo jashtë ndërtesës, për shkak të motit të keq. 

Parada inauguruese do të mbahet gjithashtu në ambientet e mbyllura në Capitol One Arena të Uashingtonit, së bashku me të tre ballot inauguruese. Në një deklaratë të postuar në platformën e tij të mediave sociale, Trump tha se ai nuk dëshiron të shohë njerëz të lënduar në asnjë mënyrë mes temperaturave të ngrira.

Sakaq në media janë publikuar edhe pamjet nga përgatitja e ceremonisë që pritet të mbahet të hënën. Ndërkohë, po shqyrtohen plane alternative për menaxhimin e më shumë se 200 mijë njerëzve që pritet të vijnë për të ndjekur inaugurimin, si dhe për dhjetëra mijëra qytetarë që pritet të jenë të pranishëm në rrugë për të parë ceremoninë apo paradën.

 

 

 

 

donald trump

Sondazh

Poll