Bota

Rrëzohet teleferiku në Spanjë, raportohet për 17 persona të plagosur (FOTO+VIDEO)

Një grua është në gjendje më të rëndë, e cila u dërgua me helikopter në një spital aty pranë. Për transportimin e të plagosurve janë mobilizuar gjithsej 4 helikopterë.

18 Janar 2025, 14:36 Nga E. D

 

Rrëzohet teleferiku në Spanjë, raportohet për 17 persona
pamje nga vendngjarja

 

SPANJË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 17 persona. Bëhet e dit se një teleferik është rrëzuar në resortin e Astun, ku operacioni i Mbrojtjes Civile Spanjolle është duke u zhvilluar për evakuimin e të plagosurve.

Siç raportohet një grua është në gjendje më të rëndë, e cila u dërgua me helikopter në një spital aty pranë. Për transportimin e të plagosurve janë mobilizuar gjithsej 4 helikopterë.

Fotot dhe videot nga vendi i aksidentit tregojnë se një nga kabllot e funksionimit të teleferikut ka pasur një problem. Për shkak të aksidentit qendra e skijimit e cila ishte e mbushur plot me njerëz është mbyllur. I tronditur nga aksidenti, kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, tha se ka komunikuar në telefon me guvernatorin e Aragonit për ta informuar për ndihmën e qeverisë qendrore.

 

aksident ne spanje

Sondazh

Poll