18 Janar 2025, 08:05
Nga M.B
Londra
BRITANI- Çmimi i lejeve të udhëtimit, që u nevojiten qytetarëve të BE-së dhe SHBA-së për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, do të rritet nga 10 në 16 paund, tha qeveria britanike. Deklarata ka nxitur paralajmërime se kostoja do të dëmtojë turizmin. Meqenëse skema e autorizimit elektronik të udhëtimit (ETA) hyri në fuqi këtë muaj, shumë vizitorë në MB të cilët nuk kanë nevojë për vizë, duhet të aplikojnë për leje dixhitale për të udhëtuar në vend.
Vizitorët aktualisht paguajnë 10 paund për një leje, që është e vlefshme për dy vjet dhe i lejon ata të bëjnë udhëtime të shumta. Por Zyra e Brendshme tha se kostoja e një leje do të rritet nga 10 në 16 [aund, në mënyrë që të ndihmojë “në reduktimin e mbështetjes së sistemit kuriftar dhe të emigracionit në financimin e taksapaguesve”. Departamenti qeveritar nuk caktoi një datë për ndryshimet, të cilat tha se do të mblidhnin 269 milionë fupaund shtesë në vit.
Grupet e turizmit dhe linjat ajrore kritikuan ndryshimet, duke thënë se ato e bëjnë koston e udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar gjithnjë e më jokonkurruese, në dritën e planeve të BE-së për të tarifuar të gjithë vizitorët që nuk kanë nevojë për vizë 7 euro. Turizmi gjeneron 74 miliardë paund në vit në Mbretërinë e Bashkuar dhe ministrat në nëntor njoftuan një objektiv për të rritur numrin e vizitorëve me gati një të tretën, në 50 milionë njerëz në vit deri në vitin 2030.
Aeroporti Heathroë kishte paralajmëruar se pozicioni i tij, si aeroporti kryesor i Europës kërcënohej nga vendimi për të tarifuar pasagjerët që transferoheshin. Vizitorëve nga më shumë se 50 vende, duke përfshirë SHBA-në, Australinë dhe Kanadanë, u është dashur të aplikojnë për një nga lejet për të hyrë në MB që nga fillimi i skemës, e cila është modeluar lirshëm sipas programit Esta të SHBA-së.
Lista do të zgjerohet për të përfshirë shtetasit e BE-së më 2 prill, megjithëse qytetarët irlandezë do të përjashtohen. Qytetarët e BE-së dhe Britanisë së Madhe janë kapur në formalitete të shtuara kufitare, që kur udhëtimi i lirë u zhduk me zbatimin e marrëveshjes së Brexit në fund të vitit 2020, katër vjet pas referendumit. Vizitorët tashmë përballen me kontrolle të rrepta të pasaportave në kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, të cilat kanë shkaktuar periudha ndërprerjesh.
Qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu do të përfshihen në kontrollet e reja biometrike kufitare të BE-së, të cilat do të vendosen në fund të këtij viti, por janë vonuar në mënyrë të përsëritur. Një program i veçantë për heqjen e vizave të BE-së, i ngjashëm me ETA-n e Mbretërisë së Bashkuar, do të fillojë gjithashtu në vitin 2025. Nën rritjen e çmimit të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, kostoja e shërbimeve të tjera duke përfshirë natyralizimin si qytetar britanik, do të rritet gjithashtu. / Monitor
mbreteria e bashkuar
Bota
18 Janar 2025, 07:56
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Administrata Trump po planifikon një goditje të madhe ndaj emigrantëve të paligjshëm në &Cce...
Bota
18 Janar 2025, 07:44
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se Izraeli do të lirojë 737 të burgosur palestinezë në kë...
Bota
18 Janar 2025, 07:32
E. D
Familja e Donald Trump
SHBA- Melania, Eric, Donald Jr., Ivanka dhe Barron e gjithë familja Trump do të kthehet në Shtëpi...
Bota
18 Janar 2025, 07:23
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Sipas parashikimit të Komisionit Europian, rritja e ekonomisë në Bashkimin Europian pritet të shkojë deri ...
Bota
18 Janar 2025, 07:20
E. D
fotot ilustruese
IZRAEL- Kabineti i Izraelit miratoi marrëveshjen për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve me grupin militant palestinez Hama...
Bota
17 Janar 2025, 22:41
E. D
Barack Obama, Michelle Obama
SHBA- Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Michelle Obama. Ob...
Bota
17 Janar 2025, 22:37
B.Z
Josip Dabro
KROACI - Një video e zëvendëskryeministrit kroat, Josip Dabro duke qëlluar nëntë të shtëna nga nj&...
Bota
17 Janar 2025, 22:33
WhatsApp
SHBA- Mark Zuckerberg, tha se autoritetet amerikane, si Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA), mund të lexojnë mesazhet tona n&e...
Bota
17 Janar 2025, 22:23
E. D
Ursula von der Leyen
BERLIN- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidenti i Partisë Popullore Evropiane Manfred Weber u takua...
Bota
17 Janar 2025, 22:08
E. D
pamje nga protesta
BEOGRAD- Qindra mijëra studentë dhe qytetarë në Beograd demonstruan të premten (17 janar) para studiove të...