Bota

"Për vëllain tim Mario"/ Zëvendëskryeministri kroat qëllon 9 herë me armë zjarri nga makina (VIDEO)

Sipas asaj që shihet në video, të cilën, Dabro ndodhet në sediljen e pasagjerit të veturës dhe është i veshur me pantallona të shkurtra dhe bluzë, gjë që sugjeron se video është regjistruar gjatë verës. Në sfond dëgjohet kënga popullore “Karanfil se na put sprema” e Zehre Bajraktarevicit.

17 Janar 2025, 22:37 Nga B.Z
"Për vëllain tim Mario"/ Zëvendëskryeministri
Josip Dabro

KROACI - Një video e zëvendëskryeministrit kroat, Josip Dabro duke qëlluar nëntë të shtëna nga një pistoletë HS-2000 gjatë vozitjes në një makinë private po qarkullon në mediat sociale.

Sipas asaj që shihet në video, Dabro ndodhet në sediljen e pasagjerit të makinës dhe është i veshur me pantallona të shkurtra dhe bluzë, gjë që sugjeron se video është regjistruar gjatë verës. Në sfond dëgjohet kënga popullore “Karanfil se na put sprema” e Zehre Bajraktarevicit.

Duket se ai ka qëlluar pranë një zone të banuar pasi shihet ndriçimi i rrugës dhe në një moment shihet një shtëpi.

video, Dabro mbush fillimisht pistoletën dhe thotë “Vetëm për vëllain tim Mario”. Pasi qëllon nga dritarja e makinës me nëntë plumba, ai fillon të këndojë këngën e lartpërmendur.

Në fund të videos, Dabro vendos pistoletën në ndarjen pranë sediljes së pasagjerit dhe thotë: " Përshëndetje, vëlla Mario, natën e mirë ." Pas publikimit të videos, tashmë kanë nisur hetimet nga autoritetet përkatëse kroate. 

 

josip dabro

Sondazh

Poll