Bota

Armëpushimi në Gaza/ 737 të burgosur palestinezë do të lirohen në këmbim të 33 pengjeve izraelite

Mes të burgosurve që pritet të lirohen është Zakaria Zubaidi, përgjegjës për sulme të shumta kundër civilëve izraelitë dhe ish-kreu i Brigadave al-Aksa, krahu i armatosur i Fatahut, i cili u arratis nga një burg izraelit në vitin 2021.

18 Janar 2025, 07:44 Nga E. D
Armëpushimi në Gaza/ 737 të burgosur palestinezë do të
foto ilustruese

IZRAEL- Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se Izraeli do të lirojë 737 të burgosur palestinezë në këmbim të 33 pengjeve izraelitë në fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës,  e cila u miratua nga qeveria izraelite të shtunën. 

"Si pjesë e fazës së parë të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, qeveria miratoi lirimin e 737 të burgosurve dhe të paraburgosurve në paraburgim administrativ," tha ministria në një deklaratë.

Mes të burgosurve që pritet të lirohen është Zakaria Zubaidi, përgjegjës për sulme të shumta kundër civilëve izraelitë dhe ish-kreu i Brigadave al-Aksa, krahu i armatosur i Fatahut, i cili u arratis nga një burg izraelit në vitin 2021.

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll