17 Janar 2025, 21:37
Nga M.B
Millorad Dodik
BOSNJE-HERCEGOVINA- Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të premten sanksione kundër pesë individëve dhe një kompanie, të cilët i kanë ndihmuar presidentit të entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska (RS), Millorad Dodik, dhe familjes së tij, të pasurohen në kurriz të popullit.
Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi gjithashtu se ka vendosur sanksione edhe kundër tetë individëve që organizuan festimin e ditës antikushtetuese të këtij entiteti në fillim të këtij muaji. Zyra amerikane për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) tha në një komunikatë se i ka futur në listën e zezë Pavlo Çoroviç, (bashkëshortin e vajzës së Dodikut, Goricës), Radmila Bojaniqin, Nemanja Reljinin, Sinisha Dodikun dhe Marko Gujançiqin, për shkak se i kanë ndihmuar Dodikut dhe familjes së tij të pasurohen.
Për organizimin e festimit të ditës antikushtetuese të RS-së, sipas udhëzimeve të Dodikut, u vendosën sanksione ndaj ministrit të Punëve të Brendshme të këtij entiteti, Sinisha Karan, shefit të kabinetit të Dodikut, Danijelo Dragiçeviç, shefit të Protokollit të RS-së, Goran Rakoviç, sekretarit të Përgjithshëm të RS-së Dalibor Paniç, drejtoreshës së Radios dhe Televizionit të RS-së, Dijana Milankoviq, presidentit të Gjykatës Kushtetuese RS-së, Gerard Selman, presidentit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të RS-së, Rajko Kuzmanoviç, dhe shefit të kabinetit të kryetarit të Kuvendit të RS-së, Goran Filipoviç.
Republika Sërpska, e shënoi më 9 janar me një paradë në rrugët e Banjallukës ditën e saj, të cilën Gjykata Kushtetuese e Bosnjës e ka shpallur tri herë jokushtetuese. Paraprakisht, Ambasada amerikane në Sarajevë kishte bërë thirrje për hetim të çdo shkeljeje të ligjit lidhur me shënimin e ditës jokushtetuese.
OFAC tha se vendimin për sanksionet e së premtes e mori pas urdhrit ekzekutiv të 8 janarit të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili zgjeroi fushëveprimin e autoriteteve amerikane për t’i luftuar aktivitetet që minojnë ose tentojnë të minojnë kornizat rajonale të paqes dhe sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor.
"Veprimet e sotme vunë në pah përpjekjet e vazhdueshme të Dodikut për ta minuar kuadrin demokratik dhe shumetnik që definon Bosnje e Hercegovinën moderne", tha ushtruesi i detyrës së nënsekretarit të Departamentit të Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Bradley T. Smith.
Ai shtoi se SHBA-ja, duke përdorur fuqitë e saj të zgjeruara, "mbetet e përkushtuar për të penguar çdo përpjekje të Dodikut dhe miqve të tij për t’u pasuruar dhe për ta destabilizuar rajonin"./ REL
milorad dodik
Bota
17 Janar 2025, 21:30
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se inaugurimi i tij të hënën do të zhvillo...
Bota
17 Janar 2025, 21:09
E. D
foto ilustruese
SHBA- Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet fe...
Bota
17 Janar 2025, 20:00
E. D
pengjet izraelite
GAZA- Dymbëdhjetë gra dhe fëmijë, duke përfshirë një djalë dy vjeçar, janë n&eum...
Bota
17 Janar 2025, 19:32
B.Z
tIK-TOK
SHBA - Ndërsa Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të bëhen vendi i parë që do të ndalojë plotësisht ...
Bota
17 Janar 2025, 19:26
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Prokuroria Speciale e Kosovës i ka pushuar hetimet ndaj tre malazezëve të arrestuar në fund të vitit...
Bota
17 Janar 2025, 19:25
M.B
JD Vance
SHBA- Republikani JD Vance vjen nga një familje e thjeshtë amerikane me prejardhje modeste. Ai u rrit në mes vështirësis...
Bota
17 Janar 2025, 19:17
Masoud Pezeshkian, Vladimir Putin
MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij iranian, Masoud Pezeshkian, nënshkruan të premten ...
Bota
17 Janar 2025, 18:55
B.Z
Protesta
SHKUP - Për të katërtën ditë radhazi, Sindikata e Punëtorëve të Administratës, Organeve të Drejt...
Bota
17 Janar 2025, 18:16
E. D
Donald Trump
SHBA- Fjalimi i Presidentit të zgjedhur Donald Trump më 20 janar do të mbahet në ambiente të mbyllura për shkak ...
Bota
17 Janar 2025, 18:19
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Gjykata e Lartë mbështeti të premten unanimisht ligjin federal që ndalon rrjetin TikTok në Shtetet e Bashkua...