Politike

Mblidhet ditën e sotme Këshilli i Mandateve, priten diskutime mbi mandatin e deputetit Vullnet Sinaj

Përveç mandatit të Sinajt, në rendin e ditës do të shqyrtohen dy projektvendime të rëndësishme.

17 Janar 2025, 08:02 Nga r.ll
Mblidhet ditën e sotme Këshilli i Mandateve, priten diskutime mbi
vullnet sinaj

TIRANË- Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mblidhet sot në orën 10:00. Në mbledhjet pritet të diskutohen disa tema, mes tyre edhe mandati i deputetit socialist Vullnet Sinaj.

Një nga pikat kryesore do të jetë vijimi i mbledhjes për mocionin e paraqitur nga një grup prej 1/10 të deputetëve të Partisë Demokratike. Ky mocion kërkon ndjekjen e procedurës për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Sinaj, si dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Përveç kësaj, në rendin e ditës do të shqyrtohen dy projektvendime të rëndësishme: Projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004, ‘Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë’” i paraqitur nga deputetet Blerina Gjylameti dhe Sorina Koti. Ky projektvendim pritet të sjellë ndryshime që do të ndikojnë në funksionimin e brendshëm të Kuvendit.

Projektvendimi “Për një shtesë në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004, ‘Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë’” i paraqitur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, që gjithashtu synon të sjellë përmirësime në proceset rregullatore.

keshilli i mandateve vullnet sinaj

Sondazh

Poll