Sport

VIDEO / Në momentin më të mirë të karrierës, Mitaj dëmtohet…!

Mario Mitaj ka shqetësuar stafin në minutën e 96-të të ndeshjes mes Al Itihad dhe Al Raed, ndërsa u shtri në fushë.

16 Janar 2025, 22:24 Nga DOSJA
VIDEO / Në momentin më të mirë të karrierës, Mitaj

ARABI SAUDITE - Mario Mitaj ka shqetësuar stafin në minutën e 96-të të ndeshjes mes Al Itihad dhe Al Raed, ndërsa u shtri në fushë.

Al Itihad fitoi 4-1 në shtëpi, ndërsa sfida pati vlerë për javën e 15-të të kampionatit në Arabinë Saudite. Mitaj pati sërish një paraqitje pozitive, teksa në sekondat e fundit të ndeshjes pësoi një tërheqje.


Mbrojtësi shqiptar ndaloi kundërshtarin të avanconte më tej në sulm. 21-vjeçari shtrëngoi dhëmbët deri në vërshëllimën e fundit. Aktualisht skuadra e tij po lufton për titullin kampion. Al Itihad ndodhet me pikë të barabarta me Al Hilalin kryesues.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll