Sport

Kvara pritet në Paris këtë mbrëmje… Sytë e Napolit nga argjentinasi Garnacho

Anglezët e vlerësojnë argjentinasin në 70 milionë euro, De Laurentiis nuk do të donte të shkonte përtej 45 milionëve. Alternativa? Adejemi dhe Zhegrova…

16 Janar 2025, 17:01 Nga DOSJA

Kvara pritet në Paris këtë mbrëmje… Sytë e

ITALI - Khvicha Kvaratskhelia është larguar zyrtarisht nga Napoli. Gjeorgjiani pritet në Paris mbrëmjen e sotme për të nisur aventurën e re: të premten do të kryejë ekzaminimet rituale mjekësore dhe pritet edhe nënshkrimi i kontratës deri në vitin 2029 me vlerë 8.5 milionë euro në sezon.

Dje, Corriere dello Sport zbulon se, 23-vjeçari u ka thënë lamtumirën bashkëlojtarëve: ka mbajtur një fjalim dhe më pas ka përshëndetur të pranishmit, një nga një. Një mënyrë e bukur për t'i dhënë fund një eksperience positive, që pasoi vizitën në muralin e Maradonës.

Kapitulli që ka të bëjë me Kvara është tashmë i mbyllur brenda menaxhmentit të Napolit: në fakt, gjuetia për një zëvendësues ka filluar ditë më parë. Alejandro Garnacho është gjithmonë në sy dhe tashmë ka shprehur miratimin e tij për lëvizjen në hijen e Vezuvit.

Marrëveshja me “Djajtë e Kuq”, megjithatë, është e largët: anglezët e vlerësojnë atë në 70 milionë euro, De Laurentiis nuk do të donte të shkonte përtej 45 milionëve. Distanca është e madhe, edhe pse trajneri Ruben Amorim nuk e mbrojti aspak talentin argjentinas para shtypit.

"Ai është i fortë, por duhet të mësojë të luajë në një pozicion tjetër, - shpjegoi trajneri në konferencën për shtyp. - Ai po përmirësohet në fazën e rikuperimit pa top, por ndonjëherë nuk është në vendin e duhur për të rifilluar. Kundërsulmi në stërvitje ai po bën hapa përpara, do të shohim nëse do të jetë mes titullarëve edhe në ndeshjen e ardhshme”. 

Deklarata sibilinike që ushqejnë shpresat e Contes, admiruesit të tij të madh. Sigurisht, përballë këtij skenari, një sakrificë është e nevojshme nga ana e pronarit për të përfunduar marrëveshjen. Alternativat? Adejemi dhe Zhegrova, dy sulmuesi gjithashtu të zotë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll