Sport

Mirel Josa rikthehet në pankinë, merr drejtimin e skuadrës së Gjakovës!

Trajneri tiranas do të japë kontributin e tij në ligën e dytë për nga rëndësia e futbollit në Kosovë, pasi më parë ishte pjesë e Besës. Vëllaznimi ka si objektiv të rikthehet në elitë.

16 Janar 2025, 18:08 Nga DOSJA
Mirel Josa rikthehet në pankinë, merr drejtimin e skuadrës

KOSOVE - Mirel Josa ka befasuar me zgjedhjen e re. Trajneri i njohur shqiptar është prezantuar te klubi i Vëllaznimit në Gjakovë. Kështu Josa do të japë kontributin e tij në ligën e dytë për nga rëndësia e futbollit në Kosovë, pasi më parë ishte pjesë e Besës. Vëllaznimi ka si objektiv të rikthehet në elitë.

 “Me kënaqësi ju njoftojmë që KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me Trajnerin e mirënjohur Mirel Josa. Josa nga sot e ka filluar detyrën e shefit të shtabit teknik në klubin Kuqezi dhe përgatitjet për sezonin pranveror. Mirel Josa një emër i njohur në futbollin mbarëshqiptar, me një përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të vazhduar me KF Vëllaznimin.

Mirel Josa:

5x Kampion i Shqipërisë

2x Fitues i Kupës së Shqipërisë

2x Fitues i Superkupës së Shqipërisë

1x Fitues i Kupës së Kosovës

Klubet e mëparshme: KF Tirana, FC Skënderbeu, KF Vllaznia dhe FC Prishtina”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll