Bota

Eurodeputetët i bëjnë thirrje Komisionit Europian: Merrni masa për ndërhyrjet e Elon Musk!

Në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen, eurodeputetët i referohen kryesisht rastit të fushatës zgjedhore gjermane, ku Musk mbështet hapur Alternativën për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë.

16 Janar 2025, 21:11 Nga E. D
Eurodeputetët i bëjnë thirrje Komisionit Europian: Merrni masa
foto ilustruese

BRUKSEL- Rreth 30 eurodeputetë shprehën shqetësimin e tyre të thellë për ndërhyrjen dhe fushatat e shpifjeve të Elon Musk në Evropë, duke i kërkuar Komisionit Evropian të marrë masa.

“Elon Musk nuk është thjesht një miliarder i huaj, ai është një anëtar i ardhshëm i administratës Trump që po sulmon aleatët më të mirë të Amerikës”, thuhet në deklaratën e eurodeputetëve.

Në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen, eurodeputetët i referohen kryesisht rastit të fushatës zgjedhore gjermane, ku Musk mbështet hapur Alternativën për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë.

“Komisioni Evropian duhet të shqyrtojë nëse fushatat e fundit të shpifjeve të Musk janë në përputhje me Aktin e Shërbimeve Dixhitale”, thuhet më tej në deklaratë.

Të martën është planifikuar të zhvillohet një debat në Parlamentin Evropian në Strasburg për akuzat për ndërhyrje të Elon Musk në çështjet evropiane.

eurodeputetë komisioni evropian

Sondazh

Poll