Bota

VIDEO/ Përfshihet nga flakët ndërtesa në Prishtinë, banorët të bllokuar thërrasin për ndihmë

Ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po mundohen të shpëtojnë banorët e bllokuar.

16 Janar 2025, 20:10 Nga B.Z
VIDEO/ Përfshihet nga flakët ndërtesa në Prishtinë,
Pamje nga zjarri

PRISHTINË - Një ndërtesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të enjte në Prishtinë. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërkohë raportohet se vendi i ngjarjes është mbushur me autoambulancë, policë dhe ekipe të tjera të nevojshme.

 

Në videon e publikuar nga mediat vendase, shihen banorët e bllokuar në ndërtesën e përfshirë nga zjarri, teksa këkojnë ndihmë dhe komunikojnë me ekipet e policisë.

Ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po mundohen të shpëtojnë banorët e bllokuar, sakaq autoritetet kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

zjarr prishtine

Sondazh

Poll