Bota

VIDEO/ Studentja përplaset nga makina gjatë protestës në Beograd

Studentja është lënduar rëndë dhe ndodhet në spital në rrezik për jetën.

16 Janar 2025, 18:47 Nga E. D
VIDEO/ Studentja përplaset nga makina gjatë protestës në
pamje nga vendngjarja

BEOGRAD- Një studente e Fakultetit Juridik në Beograd është goditur nga një makinë gjatë bllokadës në kryqëzimin e rrugëve. Siç raportohet studentja është lënduar rëndë dhe ndodhet në spital në rrezik për jetën. Ndërkohë policia serbe ka identifikuar dhe ka gjetur shoferin me inicialet M. P. 38 vjeç, i cili siç dyshohet ka goditur me makinë vajzën 20-vjeçare dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Po ashtu dyshohet se në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë. Qytetarët dhe studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike, Juridikut, Arkitekturës, Inxhinierisë Mekanike, Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Teknologjisë-Metalurgjisë, kanë bllokuar sot për 15 minuta kryqëzimin e Ruzveltit dhe Mbretëreshës Mari, për të nderuar viktimat e rënies së çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

protesta ne serbi

Sondazh

Poll