Bota

Tragjedi në ishujt Kanarie në Spanjë/ Përmbyset varka me 86 emigrantë, 50 të vdekur

Autoritetet marokene bëjnë të ditur se 36 persona i kanë shpëtuar. Siç raportohet në varkë ndodheshin 86 emigrantë, nga të cilët 66 pakistanezë. 

16 Janar 2025, 16:08 Nga E. D
Tragjedi në ishujt Kanarie në Spanjë/ Përmbyset varka
foto iluistruese

SPANJË- 50 persona humbën jetën pas fundosjes së një varke që u largua nga Mauritania më 2 janar dhe ishte nisur për në Ishujt Kanarie, Spanjë. Autoritetet marokene bëjnë të ditur se 36 persona i kanë shpëtuar. Siç raportohet në varkë ndodheshin 86 emigrantë, nga të cilët 66 pakistanezë. 

Një numër rekord prej 10,457 migrantësh, 30 persona në ditë mesatarisht, vdiqën në vitin 2024 duke u përpjekur të arrinin në Spanjë, shumica në rrugën detare të Oqeanit Atlantik, duke u nisur nga vendet e Afrikës Perëndimore si Mauritania dhe Senegali me destinacion Ishujt Kanarie. 

Organizata shpjegoi se ka informuar autoritetet e të gjitha vendeve të interesuara për anijen gjashtë ditë më parë. Alarm Phone, një organizatë joqeveritare që ofron mbështetje telefonike për migrantët e bllokuar në det, vuri në dukje se informoi rojen bregdetare spanjolle më 12 janar për anijen në fjalë.

Duke iu referuar postimit të Walking Borders në X, kreu i Ishujve Kanarie, Fernando Clavijo, shprehu dhimbjen e tij për viktimat dhe i bëri thirrje Spanjës dhe Evropës që të veprojnë për të parandaluar tragjedi të tjera të ngjashme.

"Atlantiku nuk mund të vazhdojë të jetë varreza e Afrikës. Ata nuk mund të vazhdojnë t'i kthejnë shpinën kësaj drame humanitare," theksoi Clavijo në X. 

anija me emigrante

Sondazh

Poll