Sport

“Gjuajtja” e dytë e Pep Guardiolës: Mbërrin sot në Mançester, braziliani Vitor Reis, marrëveshje me vlerë 35 milionë...

Sipas asaj që raportohet nga Sky Sports UK, lojtari i lindur në vitin 2006 duhet të fluturojë sot për në Mbretërinë e Bashkuar për të finalizuar transferimin te City.

16 Janar 2025, 16:10 Nga DOSJA

“Gjuajtja” e dytë e Pep Guardiolës: Mbërrin sot

ANGLI - Gjithçka ka përfunduar tani: Vitor Reis është gati të bëhet një lojtar i ri i Manchester Cityt. Mbrojtësi 19-vjeçar brazilian do të largohet përgjithmonë nga Palmeiras për të veshur fanelën e Cityt dhe për të punuar menjëherë nën drejtimin e Pep Guardiolës.

Sipas asaj që raportohet nga Sky Sports UK, lojtari i lindur në vitin 2006 duhet të fluturojë sot për në Mbretërinë e Bashkuar për të finalizuar transferimin te City.

Vitor Reis, në fakt, priste në Brazil dritën jeshile për të mbledhur valixhet dhe për të hipur në fluturimin e parë për të mbërritur në Mançester dhe për të firmosur me “Qytetarët”.

Ka ardhur “OK”, dhe klubi anglez ka nënshkruar një marrëveshje për blerjen e brazilianit për 29.4 milionë funte (d.m.th. 35 milionë euro), duke plotësuar kërkesat e Guardiolës për të rimbushur një prapavijë shumë të dobët.

“Gjuajtja” e dytë e Pep Guardiolës: Mbërrin sot

Reis, i konsideruar si një nga perspektivat më premtuese të mbrojtjes së Brazilit, do t'i bashkohet kampionëve evropianë në një lëvizje që tregon fokusin e Cityt në forcimin e së ardhmes së skuadrës me të rinj me cilësi të lartë.

Tani mbetet për të përfunduar pjesën burokratike dhe për të organizuar transferimin e lojtarit, por marrëveshja tashmë duket se është në rrugë e sipër. Ardhja e tij do të përfaqësojë një goditje të mëtejshme mbrojtëse për Pep Guardiolën, pas Khusanov nga Lens.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll